Alba Nostra Salus

Kujdes. Mbështetje.
Një fillim i ri.

Një qendër e specializuar për trajtimin dhe rehabilitimin e varësive, me një qasje multidisiplinare dhe kujdes të vazhdueshëm.

Rreth Alba Nostra Salus
Alba Nostra Salus është themeluar në nëntor të vitit 2021, ndërsa përfaqëson një koncept inovativ dhe gjithëpërfshirës për trajtimin e varësive në Shqipëri. Kjo qendër e specializuar rehabilitimi është e vetmja në vend që ofron një shërbim të integruar multidisiplinar për individët që përballen me varësi nga alkooli, substancat, bixhozi dhe patologji të tjera.
Alba Nostra Salus është projektuar për të mbështetur dhe rehabilituar pacientët nëpërmjet një ekipi profesionistësh të dedikuar si mjekë toksikologë, psikiatër, neurologë, internistë, endokrinologë, psikologë klinikë dhe infermierë të kualifikuar. Kombinimi i ekspertizës nga këto disiplina të ndryshme na lejon të ofrojmë një trajtim të plotë dhe të personalizuar për çdo pacient.
Qendra ka një kapacitet prej 20 pacientësh, duke siguruar një ambient familjar dhe mbështetës ku çdo individ merr vëmendjen dhe kujdesin e dedikuar. Monitorimi 24 orë në 7 ditë të javës garanton që pacientët të jenë gjithmonë të sigurt në çdo moment të trajtimit të tyre.

Ekipi Alba Nostra Salus

Misioni i Alba Nostra Salus
Misioni i Alba Nostra Salus është të ofrojë një trajtim gjithëpërfshirës dhe të personalizuar për individët që vuajnë nga varësia ndaj alkoolit, substancave të ndryshme, bixhozit dhe patologjive të tjera. Ne angazhohemi të krijojmë një ambient të sigurt dhe mbështetës, duke përdorur një qasje multidisiplinare që përfshinë ekspertizën e mjekëve toksikologë, psikiatërve, neurologëve, internistëve, endokrinologëve, psikologëve klinikë dhe infermierëve tanë të kualifikuar. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë kujdes dhe mbështetje të pandërprerë, 24 orë në 7 ditë të javës, për të ndihmuar pacientët tanë të kapërcejnë varësinë dhe të arrijnë një jetë më të shëndetshme dhe të balancuar.

Alba Nostra Salus

Vizioni i Alba Nostra Salus
Vizioni i Alba Nostra Salus është të jetë qendra lider në Shqipëri për trajtimin dhe rehabilitimin e varësive, duke vendosur standarde të reja për cilësinë dhe efektivitetin e kujdesit. Ne synojmë të frymëzojmë ndryshime pozitive në shoqëri, nëpërmjet edukimit dhe ndërgjegjësimit rreth çështjeve të varësisë dhe duke promovuar shërimin dhe rehabilitimin e plotë të pacientëve. Ne duam të ndërtojmë një komunitet të shëndetshëm ku individët dhe familjet e tyre mund të gjejnë shpresë, mbështetje dhe mjetet e nevojshme për të jetuar një jetë të shëndetshme dhe pa varësi.

Alba Nostra Salus

Kontakto me ne

+355 69 20 53 180 +355 4 23 90 500

Artikuj Informues

Ekipi i Qendrës Kundër Varësive Alba Nostra Salus

Ekipi i Qendrës Kundër Varësive Alba Nostra Salus

CHECK-UP

Check-Up Alba Nostra