Trajtoni çrregullimet psikiatrike dhe neurologjike përmes TMS
(Stimulimit Magnetik Transkranial)

Çfarë është TMS?

TMS (Stimulimi Magnetik Transkranial) është një trajtim jo-invaziv i cili përdor pulse magnetike për të stimuluar trurin dhe riaktivizuar zona jo aktive të tij, për të përmirësuar simptomat e depresionit, varësisë, migrenës, sklerozës multiple, Alzheimer e shumë të tjera.

Si funksionon?

Një spirale magnetike dërgon pulse magnetike në pjesë të ndryshme të trurit të cilat janë në vështirësi për të përpunuar sinjale dhe ura sinaptike, vështirësi të cilat shkaktojnë depresionin, varësitë dhe çrregullimet e tjera. Procedura përbëhet nga 30 seanca dhe secila seancë zgjat rreth 20 minuta. Pas çdo seance, pacientët i kthehen aktiviteteve të tyre të përditshme.

Kush mund të përfitojë nga Stimulimi Magnetik Transkranial?

Trajtimi i varësive (alkool, lëndë narkotike, lënia e cigares etj.)

Trajtimi e simptomave të Alzheimerit, sklerozës multiple etj.

Pa dhimbje dhe komplikanca për pacientin

Nëse vuani nga depresioni, varësitë, Alzheimer, migrena, epilepsia ose çrregullime të tjera psikiatrike dhe neurologjike, TMS mund të jetë mundësia që keni kërkuar për të përmirësuar shëndetin tuaj mendor dhe për të rikthyer kontrollin në jetën tuaj.

neurology

PYETJET MË TË SHPESHTA PËR SA I PËRKET TMS

ÇFARË ËSHTË TMS?

TMS (Stimulimi Magnetik Transkranial) është një trajtim jo-invaziv i cili përdor pulse magnetike për të stimuluar trurin dhe riaktivizuar zona jo aktive të tij, për të përmirësuar simptomat e depresionit, varësisë, migrenës, sklerozës multiple, Alzheimer e shumë të tjera.

ÇFARË PATOLOGJI TRAJTON TMS?

TMS trajton patologji të ndryshme, përfshirë depresionin, varësinë (alkool, lëndënarkotike, lënia e cigares), migrenën, sklerozën multiple, Alzheimerin, epilepsinë dhe çrregullime të tjera psikiatrike dhe neurologjike.

SA ZGJAT NJË TRAJTIM TMS?

Trajtimi përbëhet nga 30 seanca dhe secila seancë zgjat rreth 20 minuta.

A KA EFEKTE ANËSORE?

TMS është pa dhimbje dhe nuk ka komplikanca për pacientin, duke ofruar një trajtim të sigurtdhe të efektshëm.

ÇFARË DUHET TË BËJ PARA KRYERJES SË TMS?

Para çdo procedure TMS, bëhet një rezonancë koke me prerjetë shpejta për të përjashtuar probleme të tjera të trurit. Po ashtu, pacientët duhet të vlerësohen nga mjeku për të siguruar që trajtimi është i përshtatshëmpër ta.


P .V

Spital me staf serioz e te kualifikuar. Kam mbaruar pune shpejt dhe ngela shume i kenaqur me terapine


E. S

"Jam paciente e spitalit Salus prej vitesh. Kam kryer vizita dhe ekzaminime të shumta dhe tejet të specializuara. Shërbimi është i të gjitha standarteve Europiane. Mikëpritja dhe informacioni i dhënë janë të shkelqyera. Është spitali në të cilin bashke me familjen, besojmë shëndetin tonë. Terapia TMS ishte dicka shume e re per mua, por i besuam stafit dhe gjithcka shkoi shume mire"


K. F

"Spitali qe per kohet e sotme eshte me korrekti dhe me i lire edhe shume i pershtatshem per te gjitha shtresat e shoqerise. Terapia ka nje kosto relativisht te ulet per ate cfare ofron."


E. J

"Ishte hera e pare qe shkoja dhe mora nje sherbim te jashtezakonshem. Mjeku bashke edhe me infermieren qe asistoi gjate terapise TMS ishin shume te perkushtuar dhe shpjegonin cdo gje, recepsionistet shume te sjellshme. Vetem fjale te mire kam per kete spital. Do ja sugjeroja edhe miqve"

Rezervoni terapinë TMS