Intolerancat Ushqimore

Në përdorimin e përditshëm kuptimi i fjalës ‘intoleranca ushqimore’ nuk është shumë qartë, shpesh përdoret në menyrë indiferente termi intolerance dhe alergji, kur duam të shpjegojmë reaksionet që shkaktohen nga ushqimet. 

Manifestimet alergjike ndodhin zakonisht brenda pak minutave të marrjes së ushqimit, prekin në 1-2 njerëz nga 10, dhe shkaktohen nëpermjet aktivizimit të imunoglobulinës lgE.

Ndërsa intolerancat ushqimore mund të manifestohen edhe në distance prej 72 oresh nga marrja e ushqimit përkatës, dhe mund të prekin 5-6 persona nga 10. Shkaktohen nga qelizat imunitare ose antitrupat e ndryshme nga IgE, të cilat zhvillohen pas disa orëve ose ditëve pas marrjes së persëritur të ushqimit përgjegjës. 

Simptomat që mund të shoqërohen me intolerancën e ushqimit janë shumë të ndryshme dhe shfaqen në çdo organ mbi të cilin ata mund të ushtrojnë një veprim nxitës.

Sistemi Nervor Central: dhimbje koke të përsëritura, përqëndrim të dobët, humbje ekuilibrit, depresion, hiperaktivitet, dobësi e përsëritur. 

Rrugët e urinimit : irritime vaginale, kiste të perseritura

Rrugët e frymëmarrjes: bllokim hundësh, sinozit, azme

Lekura: akne, ekzema, psoriasis, skuqje, urtikarie, enjtje në mengjes 

Sistemi Muskular-skeletik: kontraksione muskulore, dhimbje te perseritura kockash muskujsh

Sistemi Gastriintestinal: të përziera, dhimbje stomaku, diarre, ajër në zorrë, irritim i zorrës së trashë, sëmundja e Morbus Chron

Të pergjithshme: obezitet, anoreksi, gjëndje paniku, lodhje kronike.

Disa nga ushqimet që shkaktojnë reaksion intolerance janë: Gruri, Maja-ja, Orizi, Misri, Soja, Qumeshti, Veza, Mishi i Derrit Sheqeri, Domatet, Patatet, Karciofi, Fasulet, Bizelet, Kafeja
Frutat e ndryshme, Gluteni, Acidi acetilsalicilik, Acidoi ascorbik E300, etj.

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm