Intoleranca Ushqimore, një problem gjatë darkës së fundvitit?

Festat lidhen edhe me shijimin e ushqimit të mirë dhe kalimin e kohës me të dashurit tuaj. Nëse keni intolerancë ushqimore nga një ushqim i caktuar kjo pjesë mund të jetë pak më e ndërlikuar pasi nuk mund të shijoni gjelin tradicional apo ushqimet e tjera!

Nëse keni një intolerancë ndaj mishit të gjelit të detit, aparati tretës e ka të vështirë të bëjë tretjen e proteinave dhe ju shkakton dhimbje barku.

Pothuajse gjithçka që hani dhe pini kërkon që enzima të caktuara të shpërbëjnë sheqernat dhe proteinat në mënyrë që të përthithen nga trupi. Nëse trupit tuaj i mungon enzima e nevojshme për të tretur lëndët e një ushqimi të caktuar, mund të ndjeni këto shenja:

❗️Dhimbje në stomak / dhimbje barku.
❗️Gazra
❗️Fryerje
❗️Shtrëngime në stomak
❗️Të përziera
❗️Diarre

Krishtlindjet dhe Viti i Ri tradicionalisht festohen me tryezat plot, por kini kujdes nga:
– Përzierja e alkoolit, lëngjeve dhe verërave të ndryshme
– Konsumimi i tepërt i yndyrnave dhe sheqernave
– Mbikonsumi
– Mungesa e hidratimit

✅Nëse ndjeni simptomat e mësipërme konsultohuni me nje mjek gastroenterolog!

✅Zbulo se ndaj cilit ushqim zhvilloni intolerancë duke kryer testin citotoksik në Salus!

Salus, spitali yt!

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm