img-0

Insuficienca kardiake

img-8

❤️Insuficienca kardiake është pamundesia e zemres per te siguruar fluksin e nevojshem te gjakut ne perputhje me kerkesat e organizmit, kjo si rezultat i pakësimit të eficencës ose funksionit pompe që zemra ka, duke shkaktuar simptoma te tilla si:
⚠️Marrje fryme ne qetesi apo sforco fizike
⚠️Enjtje te kyceve te kembeve
⚠️Mbingarkese ne mushkeri

❤️Insufincenca Kardiake mund te shkaktohet nga semundje strukturore dhe funksionale te zemres te tilla si: Semundje te arterieve koronare (CAD) dhe infarkti i miokardit.Gjendje te cilat e mbingarkojne muskulin e zemres si hipertensioni arterial , semundjet valvulare, defektet e lindura kardiake, DM, semundja e tiroideve, semundjet e veshkave, etj.

Kardiomiopati te ndryshme qe demtojne muskulin e zemres nga shkaqe si:
infeksioni
alkooli
perdorimi i droges apo barnave te ndryshme toksike.

Takiaritmite dhe bradiaritmite mund te cojne gjithashtu ne insuficience kardiake. Simptomat e sëmundjes perfshijne:
➡️veshtiresi ne frymemarrje
➡️kolle
➡️enjtje te kyceve te kembes
➡️nauze dhe te vjella
➡️lodhje
➡️marramendje
➡️ndyshime te shpejta te peshes trupore
➡️rrahje te shpeshta te zemres
➡️humbje oreksi
➡️por dhe ankth e depresion

Ekzaminimet rutine me qellim diagnostikimin ne kohe te insuficiencës kardiake përfshijne:
✅Anamnezen e kujdesshme te pacientit
✅ekzaminimin fizik te tij
✅ECG
✅analizat e gjakut
✅matja e vlerave te peptidit natriuretik i tipit B
✅grafine e toraxit (X-ray)
✅ekon kardiake

Ekzaminime të tjera shtesë mund të zbulojnë më shumë për insuficiencën kardiake siç janë: prova ushtrimore, rezonanca magnetike kardiake (MRI), kateterizimi dhe angiografia kardiake apo dhe teknikat e mjekësisë nukleare dhe tomografia (MSCT).

⚠️⚠️Insuficenca Kardiake haset krysisht ne mosha mbi 65 vjec, eshte nje semundje e cila rritet ne menyre te vazhdueshme. Ajo demton cilesine e jetes,ndaj eshte thelbesore per pacientin te njohe mire simptomat e kesaj semundje me qellim marrjen ne kohen te kujdesit shendetesor.

☎️Për te rezervuar nje vizite me mjeken kardiologe Blerina Dida kontakto 0682053180 / www.salus.al

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm