Informacion rreth HPV

Siç ju e keni lexuar informacionin rreth HPV (e gjeni edhe në filim të faqes) për infeksionin nuk ka kure të posaçme, për parandalimin dhe diagnostikimin e menjëhershem të ndryshimeve atipike intraepiteliale të qelizave cervikale, përdoret PAP TEST (citologji), dhe kolposkopia dhe biopsia. 

Për identifikimin e tipit onkogjen të HPV përdoret një analizë e veçantë që quhet ➡️Tipizim HPV⬅️.

Kur është infeksion i shkaktuar nga HPV me risk të ulët mund të shërohet vetë, tipet 16 dhe 18 çojnë në kronicizim të infeksionit dhe ndryshime kanceroze pas mesatarisht 10 viteve.
Është i mundur ri-infektimi me të njejtin tip dhe vaksinat ndihmojnë në potencimin e mbrojtjes 10 herë më shumë për një kohë mesatare 8 vjet.
Vaksinimi kunder 16 dhe 18 eshte treguar efikas ne parandalimin e ndryshimeve prekanceroze ose kanceroze.
Vaksinat e disponueshme janë të përbëra nga pjesëza virale të ngjashme, që nuk kanë asnjë kapacitet te riprodhohen ose të infektojne organizmin e njeriut por janë të afta të prezantojne një formacion të ngjashëm me atë të virusit të gjallë. Ato stimulojne sistemin imunitar te prodhoje antitrupa kunder proteinave te ngjashme ne siperfaqe te virusit, duke e bllokuar virusin para se te depertoje ne qelizat e mukozes genitale. 
Ka dy formulime të ndryshme të vaksinës. Njera që përmban 16 dhe 18, dhe ato të tipit 6 dhe 11. 
‼️Vaksina ka veprim parandalues dhe nuk ka efikasitet nëse infeksioni ka ndodhur. Efikasiteti eshte me i forte te personat e rinj te painfektuar, duke ju ofruar vajzave 11 vjec. 
‼️OBSH rekomandon vaksinimin e vajzave qe para adoleshences. Atyre qe i kane mbushur 11 vjec, para fillimit te mardhenieve seksuale, edhe pse pergjigjet imunitare ne kete faze te jetes jane me te forta.
Te dyja vaksinat jane te sigurta, asnje pasoje serioze pervec nje temperature te lehte dhe skuqje dhimbje e lehte lokale ne vendin e vaksines, qe zgjat max dy dite.
‼️Ne shtatzeni nuk rekomandohet pasi nuk ka evidenca te mjaftueshme qe provojne sigurine feto amtare.
Vaksina eshte e mundhsme deri 49 vjec si mase mbrojtese personale.
Eshte i mundshem edhe vaksinimi te meshkujt, mgjthese risku onkogjen i infektimit nga HPV eshte me i ulet.
Aplikim behet sipas skemes:
3 doza (0, pas nje muaji pas 6 muajsh) injeksion intramuscular.
Ekzekutimi i testit te HPV eshte i domosdoshem per te stabilizuar menyrat dhe kohen per nderhyrjet mjeksore. Ne te ardhmen testi i HPV do te zevendesoje pap testin ne moshat e medha.

TESTI PER HPV DHE TIPIZIM TE HPV (HPV ADN test) 
Pap test dhe HPV test eshte nje co test i rëndësishem si screening primar te gratë 30 vjeç.
Testi identifikon infeksionin me HPV dhe percakton nese eshte onkogjen ose jo tipi ose tipet e HPV me te cilen eshte infektuar pacientja.
Studimet e fundit po tregojne qe dhe aplikimi i vetem i tipizim HPV ka rendesi shume te madhe ne identifikimin e grave me risk te larte per kancer cervikal. Strategjia me optimale e screening eshte pap test dhe HPV( co test) cdo 5 vjet.
Testi kryhet ne menyre te ngjashme si marrja e pap testit, ose ne te njejtin material te thin prep test.
‼️Pse behet testi HPV?
Si test screening vetem ose co test me pap testin, nga mosha 30-35 vjec. Ne kete rast nese testi del pozitiv, pap testi behet analize plotesuese, e cila quhet test triage pasi perfshin edhe kolposkopine, seleksionohen grate me modifikime qelizore. Nuk rekomadohet ne gra me moshe me te reja se 30 si test screening se mund te jete konfundues.
Si test triage per te seleksionuar ndermjet grave qe kane modifikime qelizore ne Pap test te bejne kolposkopine, ne kete rast testi per HPV eshte analize plotesuese
Per ndjekje te grave qe kane Pap test pozitiv ose HPV pozitive, kolposkopi negative ose qe u kane dal ne pah plage te lehta.
Per te ndjekur me kalimin e kohes grate qe kane bere trajtime per plage te qafes se mitres.
Nese pap test eshte normal, por HPV eshte pozitive duhet:
Perseritet co test ( pap test dhe HPV test) pas nje viti
Tipizim i HPV ADN se virusit-nese eshte 16 dhe 18 behet kolposkopi, nese eshte negative tipizimi high risk, perseritet co test pas nje viti.Mos prit gjatë! Pap Test në Salus + Eko gjiri për vetëm 25 Euro!

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm