Infeksionet urinare

Infeksioneve urinare dhe pasojat e mostrajtimit të tyre në kohën e duhur! Kontrollohu dhe parandalo!
Infeksionet e rrugëve urinare karakterizohen nga inflamacioni i rrugeve urinare e cila shkaktohet nga prania e baktereve ne to. Janë mjaft të shpeshta tek femrat. 20-40 % e femrave vuajne nga infeskioni ne moshen 20-40 vjec dhe meshkujt ne moshe te madhe.

Infeksionet e rrugëve urinare përfshijnë:
Cistiti (Infeksion i fshkizës së urinës , përbën pjesën më të madhe të këtyre infeksioneve).
Pielonefriti akut (Infeksion i rrugëve të sipërme urinare).
Bakteruria (prania e baketereve në urinë)
Kandiduria ( Prania e mykut në rrugët urinare).

Kujdes!! Agjentet qe shkatojne infeskion te rrugeve urinare jane: Echerica coli, S saprophyticus, Proteus species, Klebsiella species, Enterococcus faecalis, enetrobakere te tjera dhe myku kandida).

Shenjat klinike të infeskioneve urinare janë:
Dizuria
Urgjenca për të urinuar dhe rritja e frekuencës së urinimit
Ndjesia e mbushjes së fshikzës së urinës dhe ndjesia e diskomfortit në fund të barkut
Dhimbje në fund të barkut
Dhimbje mesi
Prania e gjakut në urine
Temperaturë , të përziera, ethe

Infeksione te rrugeve urniare te komplikuara:
Ne rastet e obstruksionit te rrugeve urinare (prania e gurit ne rruget urinare, patologjive malinje ose beninje )
Prania e abnormaliteteve ne strukturen e traktit urinar (Stenozat ureterale, refluksi veziko-ureteral)
Crregullime metabolike (Diabeti, semundja renale kornike)
Pacientet qe vuajne nga HIV, patologjite malinje, pacientet qe jane ne kemioterapi.
Pacientet me transplant renal

Diagnoza përcaktohet duke kryer:
Analiza të urinës komplet (Prania e leukociteve , eritociteve dhe baktereve në urinë)
Echo e aparatit urinar
Urokulturë
Vizitë më mjeken nefrologe

Terapia e këshilluar varion nga rasti në rast por përgjithësisht pacientëve i rekomandohet:
Hidratim i mirë i pacientit
Antibiotikoterapia e cila zgjat 3-5 ditë në rastet e infeksioneve urinare të pakomplikuara.
Në gratë që janë në moshë të mëdha, rekomandohet dhe urokultura e nëse del Stafilokok saprofit pozitiv rekomandohet terapia deri në 7 ditë.
Në rastin e peilonefritit akut rekomandohet që terapia të zgjasë 10-14 ditë.
Anti-piretikët

TË TJERA