Infeksionet e rrugëve urinare

Infeksionet e rrugëve urinare karakterizohen nga inflamacioni i rrugeve urinare e cila shkaktohet nga prania e baktereve ne to. Janë mjaft të shpeshta tek femrat. 20-40 % e femrave vuajne nga infeskioni ne moshen 20-40 vjec dhe meshkujt ne moshe te madhe.

Infeksionet e rrugëve urinare përfshijnë:
👉Cistiti (Infeksion i fshkizës së urinës , përbën pjesën më të madhe të këtyre infeksioneve).
👉Pielonefriti akut (Infeksion i rrugëve të sipërme urinare).
👉Bakteruria (prania e baketereve në urinë)
👉Kandiduria ( Prania e mykut në rrugët urinare).

❌Kujdes!! Agjentet qe shkatojne infeskion te rrugeve urinare jane: Echerica coli, S saprophyticus, Proteus species, Klebsiella species, Enterococcus faecalis, enetrobakere te tjera dhe myku kandida).

Shenjat klinike të infeskioneve urinare janë:
❌Dizuria
❌Urgjenca për të urinuar dhe rritja e frekuencës së urinimit
❌Ndjesia e mbushjes së fshikzës së urinës dhe ndjesia e diskomfortit në fund të barkut
❌Dhimbje në fund të barkut
❌Dhimbje mesi
❌Prania e gjakut në urine
❌Temperaturë , të përziera, ethe

Infeksione te rrugeve urniare te komplikuara:
➡️Ne rastet e obstruksionit te rrugeve urinare (prania e gurit ne rruget urinare, patologjive malinje ose beninje )
➡️Prania e abnormaliteteve ne strukturen e traktit urinar (Stenozat ureterale, refluksi veziko-ureteral)
➡️Crregullime metabolike (Diabeti, semundja renale kornike)
➡️Pacientet qe vuajne nga HIV, patologjite malinje, pacientet qe jane ne kemioterapi.
➡️Pacientet me transplant renal

Diagnoza përcaktohet duke kryer:
✅Analiza të urinës komplet (Prania e leukociteve , eritociteve dhe baktereve në urinë)
✅Echo e aparatit urinar
✅Urokulturë
✅Vizitë më mjeken nefrologe

Terapia e këshilluar varion nga rasti në rast por përgjithësisht pacientëve i rekomandohet:
✅Hidratim i mirë i pacientit
✅Antibiotikoterapia e cila zgjat 3-5 ditë në rastet e infeksioneve urinare të pakomplikuara.
✅Në gratë që janë në moshë të mëdha, rekomandohet dhe urokultura e nëse del Stafilokok saprofit pozitiv rekomandohet terapia deri në 7 ditë.
✅Në rastin e peilonefritit akut rekomandohet që terapia të zgjasë 10-14 ditë.
✅Anti-piretikët

☎️Kontakto ne numrin 0682053180 për të rezervuar një orar me Dr. Amarda Ajasllari

TË TJERA