Impotenca seksuale mund Të Trajtohet!

▶️ Disfunksioni Erektil është problemi më i shpeshtë seksual dhe shfaqet në rreth 50% të meshkujve mbi 50 vjeç. Duke marrë parasysh të gjitha grupmoshat, mund të shihet në 30% të meshkujve. Kjo problematikë është një gjendje që ndikon negativisht në cilësinë e jetës së një personi dhe marrëdhënieve në çift. Impotenca mund të shkaktojë mungesë vetëbesimi, depresion, probleme familjare dhe madje edhe situata negative si divorci.

🔹 Megjithëse shkaku mendohej të ishte psikologjik në të kaluarën, disfunksioni erektil mund të vijë si pasojë e shumë sëmundjeve të tjera. Problematikat kardivaskulare, që konsistojnë në bllokimin e enëve që furnizojnë me gjak organin seksual, mund të bëhen shkaktarë për mosfunksionimin erektil.

✅ Angioplastika e arteries penile është një procedurë mjekësore JO KIRURGJIKALE, që ka për qëllim trajtimin e ngushtimeve ose bllokimeve të arteries penile. Kjo arterie furnizon organin seksual me gjak dhe nëse është e ngushtuar ose e bllokuar mund të shkaktojë probleme me ereksionin ose disfunksion erektil.

👨‍⚕️ Disfunksioni Erektil, për shkak të okluzionit (mbylljes) vaskular, trajtohet në spitalin Salus nga Ekipi Internacional i Kardiologjisë që përbëhet nga mjekë shumë specializuar .

𝐒𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐒𝐀𝐋𝐔𝐒 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐭ë 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐨𝐣ë 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐞𝐬𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐭𝐮𝐚𝐣!

Mos hezitoni, telefononi tani në numrat:
📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al
𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭