Hipotiroidizmi, ulja e funksionit të gjëndrës tiroide

➡️Hipotiroidizmi ështe një gjendje që karakterizohet me prodhim të ulët të hormoneve të gjëndrës tiroide.

Disa nga shkaqet e Hipotiroidizmit janë:
Tiroiditi Hashimoto
Tiroiditi limfocitar i cili mund të ndodhë pas hipertiroidizmit 

Destruksioni i tiroides (nga terapia me jod radioaktiv ose kirurgjia)
Sëmundjet që prekin gjëndrën e hipofizës ose hipotalamusin Medikamentet
Faktori gjenetik
Faktorët hormonalë

Shkaku më i shpeshtë i hipotiroidizmit është tiroiditi Hashimoto. Në këtë gjendje, gjëndra tiroide është zakonisht e zmadhuar (strumë ose gushë) dhe ka një aftësi të ulur për prodhimin e hormoneve të tiroides.

Prek më shumë femrat sesa meshkujt!

Simptomat e tiroidizmit përfshijnë:
❗️Ndjehesi të ftohti shumicën e kohës
❗️Lodhje kronike ose dhimbje të muskujve
❗️Lëkurë të thatë
❗️Humbje të flokëve
❗️Menstruacione jo-normalisht të bollshme
❗️Shtim në peshë
❗️Kapsllëk

✅Mjekimi i hipotiroidizmit përcaktohet nga mjeku endokrinolog pas vizitës dhe analizave të detajuara. Në shumicën e rasteve, trajtimi është i gjatë dhe thuajse gjithë jetës ku përcaktohet me saktësi medikamenti dhe doza e tij. Kur hipotiroidizmi është i pjesshëm apo subklinik jepen edhe këshillime dietetike si plotësim terapie.

☎️Kontakto departamentin e endokrinologjisë në Salus për më tepër informacion ose per te rezervuar nje vizite endokrinologjike ne 0682053180 / www.salus.al