Herniet e paretit të barkut

Herniet e paretit të barkut janë ndër problemet më të zakonshme të të gjitha problemeve kirurgjikale. Një hernie është një dalje jonormale nga një hapësirë anatomike në tjetrën, me pjesët e dala që zakonisht përmbahen në një strukturë si “qese” të formuar nga membrana që mbulojne kavitetin abdominal.

Karakteristikat e hernies asimptomatike përfshijnë:

  • Ënjtje në vendin e hernies
  • Ndjesia e dhimbjes (në zonën e hernies)
  • Nuk ka dhimbje apo ndjeshmëri të vërtetë ne ekzaminimin fizik
  • Zmadhohet me rritjen e presionit intra-abdominal dhe/ose qendrimin ne kembeKarakteristikat e llojeve të ndryshme të hernieve përfshijnë:
  • Hernia inguinale – Fryrje në rajonin inguinal ose skrotum, ndonjëherë me ndërprerje; mund të shoqërohet nga një dhimbje djegese, e cila shpesh përkeqësohet me stërvitje ose lodhje (p.sh., kollitja)
  • Hernia spigeliane – Dhimbje lokale dhe shenjat e ileusit nga inkarcerimi; dhimbja rritet me tkurrjen e muskulatures se barkut
  • Hernia interparietale – E ngjashme me herniena spigeliane; ndodh më shpesh në incizionet e mëparshme
  • Hernia e brendshme supravezikale – Simptomat e obstruksionit gastrointestinal (GI) ose simptomat që i ngjan një infeksioni të traktit urinar
  • Hernia lumbare – Diskomfort lumbar i paqarte i kombinuar me një masë të zgjeruar në flank
  • Hernia e obturatorit – Dhimbje e forte, akute dhe e rëndë në pjesen mediale te kofshes, zakonisht të lehtësuara nga përkulja e kofshës dhe përkeqësuar nga rrotullimi medial, adduktimi ose shtrirja në kellk
  • Hernia shiatike – Masa e ndjeshme në zonën gluteal që rritet në madhësi; mund të ndodhë neuropatia shiatike dhe simptoma të bllokimit zorrëve ose ureterit
  • Hernia perineale – Masa perineale shqetesuese kur uleni dhe simptoma të herëpas-hershme obstruktive
  • Hernia umbilikale – Qendrore, fryrje përreth kerthizes
  • Hernia epigastrike – Fryrje e vogla përgjatë linjës alba, mund të jetë ngjitur me kërthizën (hernia kërthizore) ose më shumë cephalad (hernia ventrale [epiplocele])Masat terapeutike përfshijnë:
  • Lidhëset ose korsete
  • Reduktimin e hernies
  • Terapinë topikale
  • Veshjet e kompresionit
  • Ndërhyrjen kirurgjikale