Herniet e paretit abdominal ?

Herniet e paretit abdominal konsiderohen ndër problemet më të zakonshme te patologjive te ndryshme. Hernie është një dalje jonormale nga një hapësirë anatomike në tjetrën, me pjesët e dala që zakonisht përmbahen në një strukturë si “qese”, të formuar nga membrana që mbulojnë kavitetin abdominal.

Karakteristikat klinike të hernies përfshijnë:
▶️Ënjtje në vendin e hernies
▶️Ndjesia e dhimbjes (në zonën e hernies)
▶️Nuk ka dhimbje apo ndjeshmëri të vërtetë ne ekzaminimin fizik
▶️Zmadhohet me rritjen e presionit intra-abdominal dhe/ose qendrimin ne kembe

Karakteristikat e llojeve të ndryshme të hernieve përfshijnë:
➖Hernia inguinale – Fryrje në rajonin inguinal ose skrotum, ndonjëherë me ndërprerje; mund të shoqërohet nga një dhimbje djegese, e cila shpesh përkeqësohet me stërvitje ose lodhje (p.sh., kollitja)
➖Hernia spigeliane – Dhimbje lokale dhe shenjat e ileusit nga inkarcerimi; dhimbja rritet me tkurrjen e muskulatures se barkut
➖Hernia interparietale – E ngjashme me herniena spigeliane; ndodh më shpesh në incizionet e mëparshme
➖Hernia e brendshme supravezikale – Simptomat e obstruksionit gastrointestinal (GI) ose simptomat që i ngjan një infeksioni të traktit urinar
➖Hernia lumbare – Diskomfort lumbar i paqarte i kombinuar me një masë të zgjeruar në flank
➖Hernia e obturatorit – Dhimbje e forte, akute dhe e rëndë në pjesen mediale te kofshes, zakonisht të lehtësuara nga përkulja e kofshës dhe përkeqësuar nga rrotullimi medial, adduktimi ose shtrirja në kellk
➖Hernia shiatike – Masa e ndjeshme në zonën gluteal që rritet në madhësi; mund të ndodhë neuropatia shiatike dhe simptoma të bllokimit zorrëve ose ureterit
➖Hernia perineale – Masa perineale shqetesuese kur uleni dhe simptoma të herëpas-hershme obstruktive
➖Hernia umbilikale – Qendrore, fryrje përreth kerthizes
➖Hernia epigastrike – Fryrje e vogla përgjatë linjës alba, mund të jetë ngjitur me kërthizën (hernia kërthizore) ose më shumë cephalad (hernia ventrale [epiplocele])
✅Trajtimi i hernieve eshte kirurgjia.