Heqja e Bajameve

Tonsilektomia, ose heqja e bajameve, është një procedurë e zakonshme kirurgjikale që mund të jetë vendimtare për mirëqenien dhe cilësinë e jetës së pacientëve të ndryshëm, veçanërisht atyre që vuajnë nga infeksionet e përsëritura ose problemeve të tjera të lidhura me bajamet. Në Spitalin Salus, ne jemi të përkushtuar për të ofruar kujdesin më profesional dhe të sigurt gjatë gjithë procesit të Tonsilektomisë.

▶️ Kjo ndërhyrje kryhet në rastet kur:
• Pacienti përjeton infeksione të përsëritura të bajameve për një kohë të gjatë.
• Inflamacioni dhe infeksioni i bajameve është i vazhdueshëm dhe shkakton dhimbje të vazhdueshme.
• Bajamet janë të fryra në atë masë saqë shkaktojnë probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit (si apnea e gjumit).
• Pacienti ka vështirësi në ushqyerje ose gëlltitje për shkak të madhësisë së bajameve.
• Kur madhësia e bajameve ndikon në qartësinë e fjalëve dhe të folurit.
• Kur infeksionet shkaktojnë reaksione të tjera si ethe dhe temperaturë të lartë.

👨‍⚕️ Dr. Gilberto Acquaviva, mjek i talentuar dhe i përkushtuar në fushën e Otorinolaringologjisë, pret në Spitalin Salus të gjithë pacientët që kanë nevojë për ndërhyrjen e Tonsilektomisë.

Dr. Acquaviva sjell në Spitalin Salus përvojën e tij shumëvjeçare në trajtimin e patologjive të traktit respirator për të rritur dhe fëmijë dhe është i specializuar në:
– Kirurgjinë e qafës dhe gjëndrave të pështymës;
– Kirurgjinë e kordave vokale, si funksionale dhe onkologjike;
– Në çrregullimet e zërit;
– Kirurgjinë ORL pediatrike, si adenoidet dhe tonsilet;
– Patologjitë Obstruktive;
– Apnea e Gjumit.

Mos hezitoni, telefononi tani dhe besojani shëndetin tuaj ekspertëve tanë!
📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al
➕𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭