HEMATURIA OSE GJAKU NË URINË.

Urinimi me gjak është një simptomë që duhet të merret shumë seriozisht dhe duhet te vizitoni menjehere mjekun urolog.

Disa nga shkaqet e hematurisë janë gurët në veshka, sëmundjet akute ose kronika të veshkave, gurët në kanalin e urinës, gurët në fshikezen e urinës, tumoret e veshkave, tumoret e vezikës në veçanti ose infeksionet e sistemit urinar.

Cilat janë analizat që bëhen në këto raste?
Në nje analize te thjeshte urinare mund të gjendet hematuri mikroskopike. Sipas rekomandimit te mjekut mund te rekomandohen ekzaminime radiologjike si ultrasonografia, urografia intravenoze dhe, në rast nevoje, tomografia kompjuterike (CT).

Cilat janë disa sëmundje që shkaktojne hematuri?
Cistiti, Gurët në veshka, Uretriti, Glomerulonefriti, Anemia hemolitike etj.

Per me shume informacion kontakto Spitalin Salus: 0682053180