Hematospermia (Gjaku në spermë)

img-8

Gjaku në spermë (hematospermia) mund të jetë i frikshëm, por shkaku i kësaj gjendje jo të zakonshme është zakonisht beninj. Në mënyrë tipike, gjaku në spermë largohet vetë.

Në disa raste, veçanërisht tek meshkujt nën moshën 40 vjeç, infeksioni është një shkak i mundshëm. Infeksioni zakonisht shoqërohet me shenja dhe simptoma të tjera, siç është urinimi i dhimbshëm.

Gjaku në spermë tek meshkujt e moshës 40 vjeç dhe më të vjetër, në raste të rralla, mund të jenë një shenjë paralajmëruese për kancerin.

Nëse jeni nën moshën 40 vjeç dhe shihni gjak në spermën tuaj është mirë të bëni një takim me mjekun urolog për një vizitë të specializuar.

Nëse keni faktorë dhe simptoma të caktuara të rrezikut, testimi i mëtjeshëm mund të jetë i nevojshëm për të përjashtuar një sëmundje më serioze.

Kontaktoni mjekun urolog nëse:
• Jeni mbi 40 vjeç
• Keni gjak në spermë që vazhdon për më shumë se tre deri në katër javë
• Keni përsëritje të vazhdueshme të gjakut në spermë
• Keni simptoma të tjera, siç është urinimi i dhimbshëm
• Keni faktorë të tjerë rreziku – të tilla si historia e kancerit, çrregullimet e gjakut, ose keqformimi i sistemit gjenital ose urinar – ose keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura që ju rrezikojnë nga infeksionet seksualisht të transmetueshme.

Kontakto spitalin italian Salus në 0682053180 / www.salus.al