Helicobacter pylori (H. pylori)

Helicobacter pylori (H. pylori) është një lloj bakteri i cili gjendet zakonisht në stomak. Ai është prezent në pothuajse gjysmën e popullatës së botës. Ka njerez qe nuk shfaqin kurrë probleme prej tij, por ka dhe të tjerë të cilët pas shumë vitesh, vuajnë nga prezenca e këtij bakteri i cili mund të shkaktojë plagë, të quajtura ulçera.
Në raste të rralla infeksioni mund të çojë në kancer të stomakut.

Simptomat:
➡️Dhimbje ose ndjesi djegieje në stomak.
➡️Dhimbja e barkut është më e fortë kur stomaku është i zbrazët.
➡️Përzierje.
➡️Humbja e oreksit.
➡️Gromësima të shpeshta.
➡️Fryrje
➡️Humbja e peshës e pa justifikuar.

Diagnostikimi:
Analiza Gjaku/ Biopsi

✅Trajtimi
Sipas këshillës së mjekut ofrohet terapia e duhur me antibiotikët përkatës

☎️Rezervo nje vizite me mjekun gastroenterolog Eugjen Kulli ne 0682053180