Gurët në veshka

🔹Gurët në veshka, të njohur ndryshe si kalkuloza renale, janë një masë e fortë e materialeve si kalciumi, oksalati, fosfatet si dhe minerale dhe substanca kimike të tjera që ndodhen në mënyrë të natyrshme në urinë.

🔹Gurët mund të formohen në veshka dhe të lëvizin përgjatë traktit urinar, duke shkaktuar dhimbje dhe disa çrregullime të tjera. Simptomat e zakonshme përfshijnë dhimbje të forta në pjesën e poshtme të shpinës, gjak në urinë, marrje mendsh, të vjella, ethe, të dridhura si dhe urinë të turbullt me aromë të pakëndshme.

🔹Gurët në veshka mund të trajtohen me:
• Litotripsi me valë shoku.
• Ureteroskopi.
• Nefrolitotomi.

👉🏼Nëse vuani nga gurët në veshka është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun specialist për të vendosur mbi trajtimin më të mirë të përshtatshëm për rastin tuaj. Mjeku do të bëjë një vlerësim të plotë, duke përfshirë ekzaminime dhe analiza laboratorike, për të dhënë një rekomandim të bazuar në nevojat dhe gjendjen tuaj specifike shëndetësore.

👨‍⚕️Dr. Carlo Saltutti, mjek ekspert urolog, me eksperiencë shumëvjeçare në spitale si Careggi në Firence apo Ospedale Maggiore në Bologna, është në spitalin Salus për të pritur pacientë që vuajnë nga:
• Gurët në veshka dhe probleme të tjera me veshkat.
• Prostata dhe probleme me fshikëzën urinare.
• Disfunksioni erektil apo probleme të tjera të traktit urinar.
• Patologji tumorale.

Mos hezitoni , telefononi tani për të rezervuar një takim në numrat:
📲 +355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al

➕Salus, spitali yt!