⚕️Gurët e veshkave janë një masë e fortë që krijohen nga grumbullimi i kalciumit apo kripërave që formohen brenda veshkave, pra këto element nuk largohen nga epiteli renal i veshkës, por mbeten nëpër nefrone në formën e grimcave shumë të vogla.
✅Gurët e veshkave kanë shumë shkaqe dhe mund të ndikojnë në çdo pjesë të traktit tuaj urinar. Shpesh, gurët formohen kur urina bëhet e përqendruar, duke lejuar që mineralet të kristalizohen.
✅Një gur në veshka mundet të mos shkaktojë simptoma deri në momentin kur lëviz brenda veshkës ose të kalon në uretër. Në këtë moment mund te përjetoni këto simptoma:
▶️Dhimbje të forta nën brinjë
▶️Dhimbje që luhatet në intensitet
▶️Dhimbje në urinim
▶️Urinë rozë, të kuqe ose kafe
▶️Urinë me aromë
▶️Përzierje dhe të vjella
▶️Nevoje e vazhdueshme për të urinuar
▶️Urinim më i shpeshtë se zakonisht
▶️Ethe dhe dridhura nëse ka edhe prani infeksionesh
▶️Urinim në sasi të vogla
Nëse ndjeni të tilla simptoma duhet të konsultoheni mjenjëherë me mjekun urolog dhe të kryeni një eko abdominale për të pare gjendjen e veshkave!
✅Departamenti i Urologjisë në Salus, merret me diagnostikimin dhe kurimin e gjithë patologjive që prekin aparatin urogjenital, pra veshkat, ureterët, fshikëzën, prostatën dhe organet gjenitale mashkullore të jashtme. Në Salus mund të kryeni vizita dhe ndërhyrje me mjekët më të mirë urologë si: Prof. Dr. Mustafa Xhani, Prof. Dr. Carlo Saltutti, Dr. Stefano Signore, Dr. Lorenzo Nesci, Dr. Evisa Zhapa dhe Dr. Ened Kaçorri
▶️Kontaktoni: +355682053180 / www.salus.al
.