Glomerulonefriti

⚠️📣📣Nese keni enjtje te kembeve dhe te fytyres duhet te mendoni te konsultoheni me mjekun nefrolog. Glomerulonefritet janë nder shkaktaret e enjtjes se kembeve duarve dhe perreth syve ne mengjes!

👉Glomerulonefritet jane semundje te veshkave, cilat karakterizohen nga inflamacioni i glomerulave ose i vazave te vogla brenda veshkes.
👉Incidenca e glomerulonefriteve ka ardhur duke u rritur duke u bere nje nder shkaktaret kryesore te cilte pacientet perfundojne drejt semundjes renale kronike. Per kete arsye ruajtja e funksionit te veshkave ne pacientet me glomerulonefrit kronik dhe parandalimi i progresionit te tyre drejt semundjes renale kronike terminale jane identifikuar tashme si perparesi kryesore per nefrologjine.

Glomerulonefritet klasifikohen ne varesi te ecurise se tyre:
➡️Glomerulonefrit akute – Glomerulonefriti post streptokoksik
➡️Glomerulonefriti subakute – Glomerulonefriti me ecuri te shpejte
➡️Glomerulonefritet kronike – minimal change , GSFS , GNF membranoz etj

Glomerulonefrite primare
Glomerulonefrite sekondare te cilat shkaktohen si rezultat i nje semundje tjeter sistemike ne shumicen e rasteve si : Hipertensioni arterial , diabet mellitus , mieloma multiple

Glomerulonefritet mund te paraqiten me
👉Hematuri te izoluar ose dhe proteinuri
👉Sindrom nefrotik
👉Sindrom nefritik
👉Insuficience renale akute ose me demtime renale kronike

Sindromet kryesore qe lidhen me glomerulonefritet
jane:
🔵Sindromi nefrotik:
•proteinuria >3 g/24 h
•hipoalbuminemia < 3 g/dl
•hiperlipidemi
•edema

🔵Sindromi nefritik:
•proteinuria <2 g/24 h
•hematuri
•HTA
•Edema

Diagnoza bëhet nëpërmjet:
🔵Ekzaminimeve laboratorike
•Urine komplet per hematuri dhe glukozuri
•Uremia, kreatininemia dhe glicemia esell
•Albuminemia
•Albuminuria/ Proteinuria e 24-h ose
•Vleresimine mikroskop i eritociteve ne urine , prania e elementeve dismorfik
•Klirensi i kreatinines

🔵Ekografia e aparatit urinar

Per te vleresuar morfologjine e veshkes dhe demtimet kronike
🔵Biopsia e veshkes
Biopsia renale e cila behet ne spitalin Salus ben te mundur percaktimin e diagnozes se sakte te GNF dhe tipin histologjik , ne kete menyre dhe trajtimi i glomerulonefritit behet sipas nje protokolli te rekomanduar nga KDIGO.

✅Trajtimi
1.Trajtimi konservativ me ACE-I /ARB ,
2.Trajtimi specifik sipas tipit histologjik te glomerulonefritit me imunosupresore kortizonik

☎️Kontakto me spitalin Salus ne 0682053180 / www.salus.al

TË TJERA

Inkontinenca Urinare

👩‍⚕️Fshikëza e urinës aktive ka këto simptoma kryesore:🔺Frekuencë urinare (urinimi më i shpeshtë se zakonisht)🔺Urinim me urgjencë🔺Nocturia (urinimi gjatë natës)Inkontinenca urinare (humbja e urinës pavetedije)

Lexo më shumë »

Bronkoskopia

👨‍⚕️🔵🌱Bronkoskopia konsiston në kalimin e paisjes nëpërmjet hundës ose gojës, në mënyrë që të vizualizohet pema e mushkërisë. 🌱Nëse shqetësimi juaj do të jetë kolla

Lexo më shumë »