Glomerulonefritet (GN) janë semundje të veshkave, të karakterizuara nga inflamacioni i glomerulave ose i vazave te vogla brenda veshkës që filtrojnë gjakun. Klinikisht mund të prezantohen me hematuri të izoluar dhe/ose proteinuri, sindromë nefrotike, sindromë nefritike, insufiçience renale akute ose kronike.
Glomerulonefritet janë një problem global për shëndetin dhe përbëjnë një ndër shkaqet e zakonshme për sëmundjen renale kronike. Ruajtja e funksionit të veshkave në pacientet me glomerulonefrit kronik dhe parandalimi i progresionit te tyre drejt insufiçences renale kronike terminale janë identifikuar tashmë si një përparesi kryesore për nefrologjine mbarë-botërore.
✅Parandalimi i sëmundjes
Hapi i pare duhet te jete zbulimi i hershem i semundjes. Studimet e fundit kane treguar se vizita e te semurit tek mjeku nefrolog ne fazen pre-dialitike mund te çoje ne efekte te dobishme per shendetin e pacienteve.
Hapi i dyte, pasi diagnoza eshte bere me biopsi renale, eshte percaktimi nese semundja eshte primare (idiopatike) apo sekondare, sepse ato kane prognoze dhe trajtim te ndryshem.
Pacienteve me glomerulonefrit duhet t’u kufizohet marrja e proteinave në diete (me pak se 0.8 g proteina/kg peshe/ditë). Të pakten 50% te proteinave te dietes duhet te jene me vlera te larta biologjike. Dieta me 35 kcal/kg peshe trupore/dite eshte e rekomanduar per pacientet me insuficience renale (FG < 25 mL/min) per te mbajtur ekuilibrin e nitrogjenit te balancuar, per te rritur perqendrimet e albumines serike dhe parametra antropometrike normale.
Pacientet me glomerulonefrit duhet te ekzaminohen per te vendosur tipin e glomerulonefritit dhe per te percaktuar shkallën e rëndesës.