Glaukoma
Në përgjithësi, kjo sëmundje karakterizohet nga një ulje progresive e fushëpamjes, në pjesën periferike e më pas në pjesën qëndrore, deri sa avancon deri në verbim të plotë. Kjo ulje progresive e fushëpamjes korrespondon me dëmtimin progresiv të nervit optik (nervi që trasmeton imazhet nga syri në tru ) dhe mund të arrijn deri ne atrofi – dëmtim absolut i nervit.
Atrofia e nervit optik realizohet nga presioni i vazhdueshëm i lëngut që mbush syrin mbi fijet nervore të nervit optik
FAKTORET E RRISKUT
Mosha mbi 60 vjeç – kontrollet fillohen që mbi 40 vjec
Anamnezë familjare me glaukomë
Sëmundje të përgjithshme – diabet, HTA
Trauma te syrit, infeksione te syrit
Përdorim i medikamenteve – kortizoniket
TRAJTIMI
Baza e përgjithshme e terapisë së glaukomës është kontrolli i presionit intraokular ose tensionit të syrit.
Kontrolli i presionit intraokular realizohet :
➡️duke ulur prodhimin e lëngjeve në brendësi të syrit
➡️duke lehtësuar rrjedhjen jashtë të lëngjeve nëpërmjet këndit të syrit
Prognoza
Glaukoma njihet si një hajdut i heshtur i shikimit dhe e merr shikimin në mënyrë të parikthyeshme. Nese lihet e patrajtuar glaukoma çon në verbim
Trajtimet konservative apo kirurgjikale nuk ndërmerren me qëllim qe të rikthejne shikimin por që të ruhet ajo pjesë qe ka mbetur pa u dëmtuar.
Departamenti i Okulistikës