Gjendja shëndetësore dhe funksioni i thonjve.

Thonjtë përbëjnë një nga anekset kryesore të lëkurës. Për këtë arsye gjendja fizike e tyre reflekton për mirëqenien e tyre, për prezencë ose jo të problematikave shëndetësore.

Aparati i thoit, sikundër çdo organ i trupit kryen funksionet e veta: atë të mbrojtjes, sensitivitetit, ndihmon në kruarje, ka rëndësi kozmetike: dhe mund të preket nga sëmundje të ndryshme duke shfaqur alterime të njësive ndërtuese të këtij aparati.

Prezenca e sëmundjeve sistemike të ndryshme apo sëmundje të lëkurës, por edhe veprimi i faktorëve të jashtem traumatikë mund të çojë në:

❗️Çrregullime te siperfaqes se pllakes se thoit (psoriaza, onychomycosis, lichen etj)
❗️Çrregullime te ngjyres, te formes, kurvatures (Hematoma subunguale, melanoma,
❗️Çrregullime te ngjitjes se thoit me shtratin e tij
❗️ Çrregullime te indeve te buta periunguale ( osteokondroma, verruke , carcinoma spinocelulare
❗️ Deri ne renie te thonjve
❗️Vonese e rritjes se thonjve( hipertiroidizem, kemioterapi, deficience e vitD/Kalcium)

✅Vlerësimi i gjendjes klinike të lekurës dhe thonjve së bashku me kryerjen e Onikoskopisë (dermatoskopi e thoit), duke u plotësuar me analiza laboratorike si ekzaminimi mykologjik ndihmon në diagnostikimin e hershëm te çdo problematike qe lidhet me thonjte, duke orientuar drejt trajtimit terapeutik / medikamentoz të duhur.

☎️Kontakto në numrin 0682053180 për të rezervuar