“Gingiviti, furça elektrike e dhëmbëve e përkeqëson atë”, e vërtetë apo false?

Shumë besojnë se furça elektrike e dhëmbëve parandalon rrezikun e gingivitit. Ne e pyetëm Dr. Marsida Belshaku, mjeke stomatologe në spitalin Salus.

“False. Megjithëse furça e dhëmbëve elektrike definitivisht ndihmon në ruajtjen e higjenës së gojës dhe për këtë arsye zvogëlon rrezikun e gingivitit, madje edhe furça manuale e dhëmbit, nëse përdoret siç duhet, parandalon shfaqjen e gingivitit, një infeksion i dhimbshëm i mishrave të dhëmbëve që ndonjëherë mund të çojë në infeksione bakteriale të zgavrës së gojës dhe gjithashtu atyre serioze sistemike. Gingiviti mund të shkaktohet nga konsumimi i disa ushqimeve të tilla si sheqeri, kafeja dhe zakoni i pirjes së cigareve shoqëruar me alkool. Disa njerëz mund të paraqesin gingivit të trashëguar gjenetikisht por edhe në këtë rast një higjienë korrekte orale me një furçë dhëmbësh elektrike ose manuale, nuk ndikon negativisht në shfaqjen e gingivitit.

Jemi mësuar të mendojmë që gjakosja e dhëmbëve gjatë proçesit të larjes së tyre është normale por në fakt nuk është kështu!

Nëse shfaqim shqetësime të tilla si :
➖Gingiva paraqitet e skuqur dhe e fryrë
➖Gingiva dhemb kur preket
➖Gingiva pëson hemorragji kur ngacmohet

Kjo problematike e mishit të dhëmbëve njihet si Gingivit.
Gingiviti është inflamacioni i mishit rreth dhëmbit, dhe një nga problematikat që haset shpesh në stomatologji dhe paraqitet në dy forma:
-I lokalizuar (rreth një dhëmbi ose një grup dhëmbësh)
-I gjeneralizuar (prek gingivën e gjithë dhëmbëve)

❎Shkaktarët:
Faktori kryesor i shfaqjes së gingivitit është pllaka bakteriale. Pra,pacientët që nuk kanë higjienë të mirë të gojës janë mjaft të predispozuar të shfaqin gingivit.

Së dyti, trauma e gingivës nga ushqimet e forta, përdorimi i furçave me qime shumë të forta, etj.

Së treti, faktori jatrogjen (i shkaktuar nga mjeku). Më saktë kjo do të thotë mos kryerja korrekte e mbushjeve në realizimin e pikës së kontaktit ose mosrealizimi korrekt i punimeve protetike fikse (këllëfë dhe ura me kufij jo të saktë).

✅Trajtimi:
1.Mbajtja në kontroll e higjienës së gojës.
2.Është e rëndësishme të zgjidhet një furçë me qime të buta.
3.Një pastë e pasur me fluoride dhe të aplikohet filli dentar të paktën një herë në ditë në darkë mbas larjes.
4.Përdorimi i solucionit anti-septik pa alkool është gjithashtu i këshillueshëm në rastin e gingivitit.
5. Në disa raste, gingivektomia (ndërhyrja) është e këshillueshme.

☎️Për tu lidhur me departamentin tonë të stomatologjisë, kontaktoni në 042390500 / 0682053180 !