Për cfarë shërben Gastroskopia?

Gastroskopia është një ekzaminim bazë dhe mjaft i zakonshëm në fushën e gastroenterologjisë. Është një metodë për të ekzaminuar pjesën e sipërme të traktit tretës, i cili përbëhet nga ezofagu, stomaku dhe duodeni.
Ky ekzaminim kryhet me ndihmën e një endoskopi, i cili është një instrument fleksibël në formën e një tubi të hollë dhe i pajisur me një sistem video-optik. Me anë të këtij sistemi, mjeku gastroenterolog mund të shohë dhe të vlerësojë sipërfaqen e brendshme të traktit tretës.
Gastroskopia si ekzaminim zgjat vetëm pak minuta, ndërsa nuk shkakton dhimbje pavarësisht se mund të përshkruhet si një ekzaminim i pakëndshëm për pacientin.
Nëpërmjet gastroskopisë vendosen në mënyrë përfundimtare diagnoza si:
Gastriti.
GERD.
Ulçera të ezofagut, stomakut, duodenit.
Tumore beninje apo malinje.
Variçe të ezofagut, stomakut (Ciroza Hepatike).
Por, gastroskopia shërben edhe për trajtime të tjera terapeutike, si:
Heqjen e polipeve.
Zgjerimin e stenozave të ezofagut ose të Pilorit (pjesës dalëse të stomakut në zorrë të hollë).
Largimin e trupave të huaj të gëlltitur nga pacienti si halë peshku, bërthama të ndryshme, sende metalike.
Dr. Walter Piubello, mjek gastroenterolog, do jetë në Spitalin SALUS këtë javë për të pritur pacientë që vuajnë nga patologjitë e mëposhtme dhe jo vetëm:
• Kalkulozat biliare (e tëmthit dhe e rrugëve biliare).
• Cirroza hepatike dhe komplikacionet.
• Hepatiti Kronik.
• Sëmundjet inflamatore kronike të aparatit tretës (Morbo Crohn dhe Koliti Ulceroze).
• Pankreatiti acute dhe kronike.
• Sindroma e aparatit tretës të irrituar IBS.
• Stipsi ose konstipacioni kronik.
• Sëmundje divertikolare.
• Patologji akute dhe kronike të ezofagut dhe stomakut.
• Endoskopia digjestive.
• Ezofago-gastroduodenoskopia diagnostike dhe operative.
• Kolonoskopia diagnostike dhe operative.
• Polipektomi e polipeve të traktit të sipërm.
• Polipektomi e polipeve të kolonit.
• Hemorragji gastro-intestinale.
• Trajtim i variçeve të ezofagut.
• Endoskopia biliopankreatike diagnostike dhe operative.
• ERCP.
• Pozicionim i protezave të përhershme dhe të përkohshme në stenoza të traktit tretës.
• Trajtime me balloon pneumatik të stenozave të aparatit tretës.
• Pozicionim i gastromiesë perkutanee PEG.

Për të rezervuar një orar me Dr. Walter Piubello, kontaktoni në:
📲+355 682053180 / + 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al
➕𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭