Gastriti është inflamacion i mukozës së stomakut. Kjo patologji mund të zgjasë edhe me vite nëse nuk trajtohet. Shumë persona që vuajnë nga kjo patologji mund të mos shfaqin asnjë lloj shenje apo simptome, por në disa raste ata kanë:
❌Mos-tretje të ushqimit
❌Dhimbje dhe djegie të stomakut
❌Të përziera dhe të vjella
❌Ndjesi tejngopje dhe fryrje pas konsumit të vakteve
❌Gjakrrjedhje apo edhe ulçer të stomakut.
Simptomat e Gastritit mund të fillojnë në mënyrë të papritur (rasti i Gastritit Akut) ose simptomat shfaqen ngadalë (rasti i Gastritit Kronik). Gastritit mund të shkaktohet nga:
⚡Infeksioni nga një bakter i quajtur Helicobacter Pylori
⚡Përdorimi i drogërave (kokaina)
⚡Konsumi i tepërt i alkolit
⚡Stresi
⚡Aspirina dhe anti-inflamatorët josteroid
⚡Përodrimi i kortizonikëve për kohë të gjatë
⚡Kthimi i lëngut të tëmthit në stomak
✅Trajtimi i Gastritit synon reduktimin e aciditetit në stomak që çon edhe në reduktimin e simptomave. Diagnostikimi i gastritit bëhet nëpërmejt endoskopisë së stomakut së bashku me biposinë e mukozës së stomakut:
✅Konsumoni shpesh & me porcione të vogla
✅Evitoni ushqime që irritojnë stomakun si ato djegëse, të skuqura, etj
✅Reduktoni sasinë e alkolit ose eliminojeni atë totalisht
✅Mundohuni të menaxhoni stresin
Gastriti kronik shton rrezikun per komplikacione mjekësore të tipit: Ulçer në stomak, krijimin e Polipeve në stomak dhe në raste të caktuara mund të çojë deri edhe në kancer të stomakut.
☎️Kontakto departamentin e gastroenterologjise ne Salus ne 0682053180 / www.salus.al