E dini se foshnja e porsalindur që ka dalë në një botë të re që është e ndryshme nga ajo që kishte kur jetonte në barkun e nënës, ka nevojë që:
Të ndihet se ështe e veçantë, e duan dhe vlerësojnë
Të ndihet i/e sigurtë
Të njohë mjedisin ku jeton
Të ketë pranë dikë që ta drejtojë në rrugën e jetës që sapo ka filluar
Ti imitohet jeta në barkun e nënës
Duhet të dini se:
Të porsalindurit i pëlqen drita, ndriçimi, fytyrat e njerëzve, ta përkëdhelin shumë dhe ta mbajnë në krah, ta përkundin, ti këndojnë, ti flasin.
Habitet nga fytyrat që i sheh afër tij (25-30 cm).
Ai jep shenja se ka nevojë për afërsinë e njerëzve të dashur duke qarë dhe ndërpret të qarin kur mbahet në krah, ose vendoset pranë një vendi me njerëz, apo zëra njerëzish.
Të qarët dhe të përkëdhelurit janë format e komunikimit që foshnja ka në këtë stad. Nëpërmjet të qarit, kërkon të tërheqë vëmendjen tuaj për nevojat që ka për tu ushqyer, ndërruar pelenat, përkëdhelur, etj. Fëmija nuk ka nevojë vetëm të lahet dhe ushqehet por edhe të rrijë ngjitur me trupin e nënës.
Dëgjon dhe u përgjigjet ndryshimeve midis disa zhurmave dhe reagon shumë ndaj zërit të nënës. Dëgjon tingujt që zgjasin 4-5 sekonda dhe tinguj që pëprsëriten në mënyrë ritmike (ninullat/muzikë klasike me zë të ulët).