Fibromiomat

Fibromioma, e quajtur ndryshe si Fribrioma uterine, është një tumor beninj në muret e mitrës, në përmasa të ndryshme nga mikroskopike deri në madhesinë e një pjepri. Fibroma është një patologji tipike e periudhës fertile dhe rritja e saj mund të stimulohet nga prodhimi i hormoneve të vezoreve. Më shumë se 25% e grave mbi 30 vjeç janë bartës të një ose më shumë fibromave, por më pak se 25% e këtyre fibromave shoqërohen me simptoma. Pasojat e fibriomave janë:

Anemia, apo ulje e numrit të rruazave të kuqe si pasojë e hemoragjive të zgjatura

Hemorragji ndër menstruale

Dhimbje gjatë aktit seksual

Probleme në fshikëzën e urinës nga presioni që i bën tumori fshikëzës së urinës

Menstruacione për më shumë se 7 ditë dhe në sasi të madhe

Dhimbje barku, mesi dhe presion në zorrën e trashë

Gjakderdhje menstruale e pazakontë

 

Cilat janë pasojat?

Fibromiomat mund të pengojë fekondimin

Gjate shtatzënisë mund të shkaktojnë dështime apo vështirësi në lindje

Fibromiomat mund të kërkojnë ndërhyrjen kirurgjikale.

Ato mund të përbëjnë risk për fetusin gjate shtatzënisë.

Spitali Salus sjell për herë të parë në Shqipëri trajtimin e disa fibromiomave pa nevojën e ndërhyrjeve kirugjikale! Teknologjia farmakologjike e testuar dhe kontrolluar sipas paramatrave të Bashkimit Europian, bën të mundur:

Reduktimin e hemoragjisë (me shkaktar fibromiomat) në 90%

Reduktim të përmasave të fibriomiomave me 50%

Kjo metodë konsiderohet si inovacion i kohëve të fundit në fushën e Gjinekologjisë për shkak edhe të përdorimit efektiv në femrat fertile që duan të nisin nje trajtim për shtatezani spontane ose teknikën ART. Trajtimi farmakologjik është I aplikueshëm në rastet e fibriomave me gjakderdhje të lartë, të dyshimta apo që sjellin deformim të mitrës e për pasojë nuk lejojnë shtatzaninë e shëndetshme.

Për më tepër informacione kontaktoni në nr. 042390500/0682053180

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm