img-0

Fibrilacioni atrial

img-8

Fibrilacioni atrial është një çrregullim i ritmit të zemrës në të cilin gjenerohen sinjale elektrike në mënyrë kaotike në atriumet e zemrës. Disa njerëz me fibrilacion atrial nuk shfaqin shenja apo simptoma.

Kjo sëmundje është takikardia supraventikulare më e zakonshme, duke bërë që aftësia e atriumeve për të pompuar gjak në ventrikuj të ulet dhe sasia e gjakut që shkon në organizëm të pakësohet.

Simptomat kryesore të pacientëve me fibrilacion atrial:

Marrje mendsh
Gjendje të fikti
Dobësi
Lodhje
Veshtiresi ne frymemarrje
Dhimbje kraharori
Rrahje të shpeshta të zemrës

Faktorët e rrezikut që ndikojnë në fibrilacionin atrial:

Mosha (1% e njerëzve mbi 60 vjeç vuajnë nga fibrilacioni atrial).
Sëmundjet koronare
Tensioni i lartë
Insuficienca kardiake
Sëmundja e valvulës mitrale (ngushtimi apo insuficienca).
Hipertiroidizmi ose mbidoza e mjekimeve të tiroides.
Inflamacioni i perikardit
Koagulat në mushkëri
Konsumimi i alkoolit në sasi të mëdha
Drogat
Strukture jo normale e lindur e zemrës
etj.

Kontakto departamentin e kardiologjisë në Salus per me shume informacion ne 0682053180

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm