Fasetat dentare

Fasetat dentare, të njohura edhe si veneers, janë veshje të holla porcelani që pozicionohen drejtpërdrejt në dhëmb, duke fshehur kështu çdo papërsosmëri siç është ngjyra e verdhë apo edhe dhëmbët e copëtuar ose të parregullt. Përveç nevojave thjesht estetike, fastat dentare mund të përdoren me sukses edhe në rastet e mëposhtme:

Diastemat: vendosen pjese më të mëdha dentare për të mbuluar hapsirat boshe të dhëmbëve me njëri-tjetrin.
Dhëmbë të shtrembër: të cilët mund të korrigjohen estetikisht pa pasur nevojë për pajisje.
Njollat e përhershme të smaltit që nuk mund të hiqen me anë të pastrimit të thjeshtë të dhëmbëve. Higjiena e përditshme e dhëmbëve mbetet, thelbësore për të shmangur patologjitë dhe inflamacionet siç është periodontiti.

Fasetat dentare mund të ndahen si në madhësi ashtu edhe në llojin e materialit. Ato nuk janë vetëm një zgjidhje e mirë nga pikëpamja estetike, por mund të sjellin kaq shumë përfitime për dhëmbët, duke përfshirë:

Invazivitetin minimal: gjatë fazës së vendosjes pacienti nuk ndjen dhimbje, rezistenca ndaj gërryerjes dhe objekteve të forta, ruajtja e ngjyrës së bardhë për një kohë të gjatë.Kontakto departamentin e Stomatologjisë dhe Kirurgjisë Maxilo-Faciale në Spitalin Salus