Jo. Ajo përdoret edhe për rikonstruksion pas aksidenteve ose djegieve, korrigjimin e defekteve të lindura apo rikonstruksion pas sëmundjeve si për shembull pas kancerit.
Po, kur kryhet nga një kirurg i specializuar, në kushte të sigurta mjekësore.
Dhimbja zakonisht është e lehtë ose mesatare dhe menaxhohet me medikamente. Shumë pacientë përjetojnë më tepër parehati sesa dhimbje të fortë.
Varet nga procedura. Ndërhyrje të vogla disa ditë, ndërsa ndërhyrje më të mëdha rreth 1-2 javë. Kirurgu jep udhëzime të detajuara për çdo rast.
Po, por zakonisht janë të vogla dhe të vendosura në zona jo të dukshme të cilat me kalimin e kohës zbehen. Kujdesi i duhur ndihmon shumë në shërim.
Disa rezultate janë afatgjata, por kirurgjia nuk ndalon procesin natyror të plakjes.
Jo gjithmonë. Për procedura estetike ka kufizime moshe. Për të miturit kërkohet arsye mjekësore dhe miratim prindëror, ndërsa vendimi merret gjithmonë nga mjeku.
Po. Kryhen analiza mjekëzore, vizitat me mjekët dhe ekzaminime të tjera të udhëzuara nga kirurgu dhe ekipi në tërësi në varësi të rastit.
Qëllimi i kirurgjisë moderne ditët e sotme janë rezultatet sa më natyrale dhe jo ndryshime ekstreme. Një kirurg i mirë respekton harmoninë e trupit dhe tiparet individuale.
Po. Nëse operacioni ka rrezik për shëndetin fizik ose mendor të pacientit.