Faktorët e riskut të sëmundjeve kardiovaskulare

❤️A e dini se zemra juaj është sa madhësia e grushtit tuaj, dhe se ka muskujt më të fortë të trupit? Por edhe pse e fortë, zemra juaj mund të bëhet e prekshme nga faktorët e rrezikut, si pirja e duhanit, dieta jo e shëndetshme, stresi, etj. Kontrolli i rregullt i këtyre faktorëve të rrezikut dhe monitorimi i tensionit tuaj arterial, mund të zvogëlojë rrezikun e një individi për të patur Sëmundje Kardiovaskulare.

⚠️Ka shumë faktorë rreziku që shoqërohen me sëmundje koronare të zemrës dhe goditje në tru. Disa faktorë rreziku, siç është historia familjare, nuk mund të modifikohen, ndërsa faktorët e tjerë të rrezikut, si presioni i lartë i gjakut, mund të modifikohen me trajtim.

➡️Ju nuk do të zhvilloni sëmundje kardiovaskulare nëse keni një faktor rreziku. Por sa më shumë faktorë rreziku të keni, aq më e madhe është mundësia që të sëmureni nëse nuk merrni masa për të modifikuar këta faktorë rreziku, si dhe të parandaloni që ata të dëmtojnë shëndetin e zemrës suaj.

Faktorët e rrezikut të modifikueshëm përfshijnë:
🔴Pasivitetin fizik
🔴Dietën jo të shëndetshme
🔴Tensionin e lartë të gjakut
🔴Përdorimin e duhanit
🔴Kolesterolin e rritur
🔴Obezitetin dhe mbipeshën

Faktorët e rrezikut jo të modifikueshëm përfshijnë:
🔴Historinë familjare
🔴Diabetin

Faktorë të tjerë të zakonshëm të rrezikut jo të modifikueshëm përfshijnë:
🔴Moshën. Thjesht plakja është një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare; rreziku i goditjes në tru dhe atakut në zemër dyfishohet çdo dekadë pas moshës 55 vjeç.
🔴Gjininë. Gjinia është domethënëse; një mashkull rrezikohet më shumë të preket nga sëmundjet e zemrës sesa një femër para menopauzës. Por, pasi kalon menopauzën, rreziku i një femre është i njëjtë me atë të një mashkulli. Rreziku nga goditja në tru është i njëjtë si për meshkujt dhe për femrat.
🔴Stresin, izolimin shoqëror, ankthin dhe depresionin, të cilat rrisin rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare.

ℹ️Kontrollohu në kohë dhe parandalo! Zgjidh mjekët kardiologë të Spitalit Salus! Rezervo një orar vizite në numrin 0682053180 / www.salus.al

TË TJERA