”Ethet reumatike”

🔺”Ethet reumatike” është një sëmundje inflamatore që mund të zhvillohet nga një infeksion me bakterin streptokok (strep-toe-KOK-us).

▶️Ethet reumatike më së shpeshti prekin fëmijët që janë mes moshës 5 dhe 15 vjeç, por mund të zhvillohet edhe tek të rriturit.

▶️Ethet reumatike mund të shkaktojnë dëmtim të përhershëm të zemrës, përfshirë dëmtimin e valvulave të zemrës dhe insufiçensën kardiake. Trajtimet mund të zvogëlojnë dëmtimin nga inflamacioni, dhimbjen dhe simptomat e tjera dhe të parandalojnë përsëritjen e etheve reumatike.

▶️Simptomat e etheve reumatike ndryshojnë. Fillimi i etheve reumatike zakonisht ndodh rreth dy deri në katër javë pas një infeksioni në fyt.

Shenjat dhe simptomat e etheve reumatike – të cilat vijnë nga inflamacioni në zemër, nyje, lëkurë ose sistemin nervor qendror – mund të përfshijnë:

🔺Ethe
🔺Dhimbje në gjunjë, kyçin e këmbës, bërrylat dhe kyçet e duarve
🔺Skuqje, enjtje, nxehtësi e artikolacioneve
🔺Gunga të vogla, pa dhimbje nën lëkurë
🔺Dhimbje gjoksi
🔺Zhurma në zemër
🔺Lodhje
🔺Lëvizje të mprehta, të pakontrollueshme të trupit më shpesh në duar, këmbë

Kur të vizitoheni me një mjek?
⚠️Kontrollohuni menjëherë nëse keni shenja ose simptoma të dhimbjes së fytit, të cilat përfshijnë:

⚠️Dhimbje fyti që shfaqet papritmas
⚠️Dhimbje kur gëlltiteni
⚠️Ethe
⚠️Dhimbje koke
⚠️Dhimbje në stomak, nauze dhe të vjella

☎️Kontakto departamentin e pediatrisë nëse fëmija juaj ka të tilla simptoma dhe departamentin e reumatologjisë në Salus në numrin 0682053180 / +355 4 23 90 500​.