Eritema toxicum, tek fëmijët.

Nje shqetesim i zakonshem per prinderit eshte shfaqja e pucrrave ne lekure tek femijet. Kjo krijon shume preokupim vecanerisht kur behet fjale per te porsalindurit.
Eritema toxicum eshte nje crregullim me origjine te panjohur qe karakterizohet nga shfaqja e pucrrave ne lekure ne menyre tipike diten e 2-3 pas lindjes dhe mund te shfaqen ne fytyre dhe ne trung (ne pjesen me te madhe te rasteve) por pa perjashtuar edhe gjymtyret. Ne foto paraqiten 2 raste te te porsalindurve te ketij muaji. Megjithese jep shume ankth tek prinderit e rinj ne te vertet kemi te bejme me nje situate beninje dhe qe vetekufizohet brenda disa diteve pa patur nevoje per trajtime specifike (ashtu sic zakonisht veprohet ) si kremera apo solucione qe ne te vertete me teper demtojne sesa ndihmojne.
Keshille: shmangni sa me shume aplikimin e solucioneve ne lekuren e brishte te bebit e cila ka shume nevoje te ajroset dhe jo te mbingarkohet.
Dr. Ilsa Kraja pret vogëlushët tuaj për vizita pediatrike në Spitalin Salus! Kontakto në 0682053180 / www.salus.al

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm