Epilimi dhe efektet anesore

Heqja e qimeve apo epilimi, vitet e fundit eshte kthyer ne nje tendence jo vetem per femrat, por edhe meshkujt. Ekzistojne disa menyra te epilimit sic jane:

1) Heqja e perkoheshme e qimeve, qe realizohet me: rruajtjen, depilimin me kremra, shkuljen, dyllin, fijen
2) Reduktimi/rrallimi I perkohshem I qimeve, nepermjet: perdorimit te Lazerit, Drites Pulsuese Intensive, kremit Eflornithine HCl
3) Heqja e perhershme e qimeve, e realizuar nepermjet Elektrolizes Galvanike ose Termolitike

Pavaresisht perfitimeve estetike, keto procedura mund te shoqerohen me efekte te padeshiruara te lidhura me hiperndjeshmerine e lekures, por edhe me kryerjen e ketyre procedurave jo ne format korrekte.

Efektet anesore qe mund te ndodhin jane:
Dhimbja
Skuqje (Erythema)
Edema
Djegie siperfaqesore
Ndryshime te pigmentimit
Ndryshime te djersitjes
Infeksione ( riaktivizim I herpes simples).
Pseudofollikulite
Atrofizim te lekures

Ne varesi te karakteristikave te qimeve, ngjyra, trashesia, densiteti, lokalizimi, ndjeshmeria e lekures; mjeku dermatolog, do te orientoje drejt zgjedhjes se procedures me te pershtatshme te epilimit, per te shmangur keto efekte te padeshiruara.

☎️Kontakto departamentin e dermatologjise ne Salus ne 0682053180 / www.salus.al