Endokrinologjia

Departamenti i Endokrinologjisë në Salus ёshtё projektuar pёr tё trajtuar sёmundjet endokrino-metabolike nёpёrmjet seksioneve tё endokrinologjisё, diabetologjisё dhe sёmundjeve metabolike. Ky department i dedikohet diagnostikimit dhe trajtimit të diabetit, të semundjeve së tiroides, obezitetit etj.
Pacienti ndёrkohё ka mundёsinë qё tё pёrfitojё nga konsulenca mjeksore nё lidhje me rezultatin e analizave laboratorike, tё hetimeve instrumentale dhe pёr konsultime tё tjera specialistike qё mund tё jenё tё nevojshme pёr vendosjen e njё diagnoze sa mё tё saktё.

Patologjitё mё tё shpeshta të trajtuara janё:

Kryhen vizita specialistike:

    • Sёmundjet e tiroideve (hipotiroidizmi, hipertiroidizmi, struma e  thjeshtё nodular, neoplazi benine dhe malinje, tiroidit)
    • Sindroma hipoglicemike
    • Hipertensioni me origjinё endokrine (hiperaldosteroni primitiv, feokromocitoma, hipertensioni nga estrodiprogresteronet) me aspekt endokrin dhe terapi antihipertensive.
    • Sёmudjet hipofisare nё veçanti hiperprolaktinemia dhe prolaktinemia, morbo Cushing
    • Sёmundjet e mbiveshkores incidentaloma (masё e zbuluar nё mёnyrё rastёsore nёpёrmjet ekografisё, skanerit apo rezonancёs manjetike), neoplazi benine dhe malinje, sёmundje funksionale (hiperkortizoni endogjen dhe ekzogjen, sindroma dhe sёmundja e Cushing, hiperaldosteroni, feokromacitoma), insufiçencё e gjendrёs mbiveshkore.
    • Ndryshimi apo alterimi i metabolizmit kalçio-fosforik (hiperparatireoidismi, pseudohipoparatireoidismi, hiperkalçiuria)
    • Osteoporoza femёrore dhe mashkullore
    • Disfunksioni seksual mashkullor si: hipogonadismi, defiçitet androgjene qё janё tё lidhura me moshen, disfunksionet e ereksionit
    • Hirsutizmi dhe hiperandrogeni
    • Sindroma e ovaieve policistike

Diabeti melitus nё shprehjet e tij tё ndryshme dhe sёmundjet metabolike (sindroma metabolike, dislipidemia, gotta,obeziteti, etj) janё ndёr sёmundjet ku frekuenca e tyre sa vjen e rritet me shpejtёsi. Nё ambulator pacienti vjen pёr t’ju nёnshtruar nёvojave tё tij klinike si:

  • Vizitё mё mjekun specialist
  • Biopsia me age te holle e noduseve te tiroides.
  • eko e tiroides nga specialisti endokrinolog.
  • Tё vleresojё peshën e tij trupore nёpёrmjet procedurave standarte.
  • Formulim skematik tё dietave personalizuese nё bazё tё patologjive qё shfaq (diabet, mbipeshё, obezitet, gotta, etj)
  • Matja e kurbёs sё glukozёs ajo e shkurtёr dhe standarte me vlersim tё profilit tё insulinёs nё ambulator.
  • Bёhen teste stimuluese (p.sh. teste stimuluese me glukozё me dozazh tё c-peptidike) me regjim shtrati.

Blog:

Noduset e tiroides

Noduset e tiroides janë disa llojesh, mund të jenë noduse solide, kistike ose forma të ndryshme mikse.Janë të pranishme deri në 50% të popullsisë, vijnë…

Diabeti

Diabeti është një gjendje shëndetësore serioze, i cili po nuk u trajtua, mund të çojë në sëmundjet e zemrës, verbëri, mosfunksionim veshkash dhe komplikime të…

Sindromi Metabolik

🔵➡️Çfarë është sindroma metabolike?Sindroma metabolike është një grup i gjendjeve – presioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak, yndyrë e tepërt trupore…

Kirurgjia e tiroides

👨‍⚕️Në Salus kryhen kirurgjitë e tiroides dhe trajtohen patologjitë e saj si kanceri dhe sëmundjet beninje të saj, sipas incikacionit të mjekut endokrinolog.▶️Komplacionet më të…

Kirurgjitë e Tiroides

👨‍⚕️Në Salus kryhen kirurgjitë e tiroides dhe trajtohen patologjitë e saj si kanceri dhe sëmundjet beninje të saj, sipas incikacionit të mjekut endokrinolog.▶️Komplacionet më të…

Problemet e tiroides

👨‍⚕️❓E dini se rënia e flokëve, mbipesha ose dobësimi pa shkak, tharja e lëkurës dhe hollimi në të prekur, mbindjeshëria ndaj të nxehtit apo të…

Kirurgjitë e tiroides

Në Salus kryhen kirurgjitë e tiroides dhe trajtohen patologjitë e tiroides si kanceri i tiroides dhe sëmundjet beninje të saj. Sёmundjet më të shpeshta të…

Të SIGURT në SALUS

✅NDIHUNI TË SIGURT NË SPITALIN SALUS! Çdo pacient përpara se të hyjë në Spitalin Salus për të kryer shërbimet mjekësore, kalohet në një filtër sigurie…