Elektromiografia është një ekzaminim diagnostik, i cili mat përgjigjen muskulare ose aktivitetin elektrik muskular pas një stimulimi nervor. Ky ekzaminim jo-invaziv dhe i shpejtë kryhet nëpermjet disa elektrodave të cilat vendosen përgjatë muskulit që do vlerësojmë.
Cilat janë simptomat që indikojnë këtë test?
-mpirje
-ndjesi shpimi
-dobësi muskulare
-dhimbje muskulare
Çfare duhet të keni parasysh përpara ekzaminimit?
– Të mos keni konsumuar kafeine ose lëngje me përmbajtje të lartë sheqeri 2 orë para testit
– Të mos vendosni kremra ose vajra në lekure para testit
– Të evitoni duhanpirjen
– Të referoni mjekimet që merrni të mjeku
– Nëse keni vendosur pacemaker, duhet të informoni paraprakisht mjekun
Cilat patologji diagnostikohen?
– Çrregullime muskulare, si distrofi ose polimiosit
– Miastenia Gravis
– Sindroma e tunelit karpal ose neuropati periferike
– Skleroza laterale amiotrofike (SLA)
– Radikulopati
Për të rezervuar konsultën ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 4 23 90 500