Ekstraksioni atraumatik i dhëmbëve

Ekstraksioni atraumatik i dhëmbëve të impaktuar në nofulla është një nga procedurat më të shpeshta të realizuara nga kirurgu oral dhe ai maksilo-facial në Spitalin Salus.

  • Suksesi i këtyre kirurgjive ekstraktuese bazohet i gjithi në përvetësimin e njohurive didaktike dhe trajnimin klinik adekuat.
  • Ndër vite, me përmirësimin e pëqasjes teknike ndaj fenomenit të impaktimit të dhëmbëve, plotësohet dhe kompletohet dhe vetë definicioni i termit impaktim, i cili mund të përkufizohet si ndalim i eruptimit të dhëmbit që vjen si rezultat i një pengese të detektuar radiografikisht apo klinikisht, apo edhe si rezultat i një pozicionimi ektopik të këtij të fundit.
  • Dhëmballët e syrit zakonisht eruptohen mes moshës 18 dhe 25 vjeçare. Një dhëmballë syri e cila dështon të zërë pozicionin e saj funksional me akratë, mund të shkaktojë infeksione, karies, sëmundje parodontale, kiste dhe tumore.
  • Në Departamentin e Stomatologjisë dhe Kirurgjisë Maxilo-faciale, ofrohen shërbime terapeutike për pacientët e prekur nga patologji të distriktit oral dhe cranio facial, po edhe trajtohen probleme të:
  • Implantologjisë – Proçesi ofron zëvendësim modern dhe efektiv të rrënjës natyrale të dhembit. Implanti dentar i titaniumit tolerohet mirë nga kocka duke e bërë një nga trajtimet më të suksesshme deri më sot.
  • Endodoncisë – identifikon dhe trajton patologjitë pulpare
  • Konservativës – Trajton lezionet e lokalizuara në smalt dhe dentinë, të cilat vijnë kryesisht nga kariesi por edhe nga trauma, erozione apo abrazione.
  • Kirurgjisë së thjeshtë orale – Heqje të dhëmbëve, të cilëve nuk mund t’ua rekuperojmë më funksionin e humbur
  • Kirurgjisë parodontale – Eleminimi i difekteve të vogla kockore dhe xhepave gingivare me rezultat rikthimin e një strukture kockore dhe gingivare fiziologjike.
  • Rehabilitimit protezik – Rehabilitimi me proteza fikse dhe të lëvizshme
  • Zotërojmë aparatura radiografike tredimensionale (TAC spirale dentaskan) për nevojat kirugjikale implantologjike dhe ortodontike.
  • Pjesa më e madhe e ndërhyrjeve në këtë departament realizohen nën skemën e hospitalizimit, prej të cilave më të rëndësishmet nën anestezi gjenerale, me intubim nasal apo trakeostomi në varësi të interventit. Të gjitha ndërhyrjet finalizohen nga një follow up rigoroz.