E çuditshme por e vërtetë: ALERGJIA NDAJ TË FTOHTIT

E çuditshme por e vërtetë: ALERGJI NDAJ TË FTOHTIT

Disa njerez e kane bezdi te ftohtin, disa nuk e durojne dot fare, ka dhe nga ata qe perjetojne nje depresion sezonal, por keto nuk jane te vetmet probleme qe mund te shkaktoje dimri. Duket shume e cuditshme por eshte e vertete qe shume njerezve kete stine ju a ben shume te veshtire alergjia ndaj te ftohtit.

E njohur gjithashtu si urtikaria nga i ftohti, kjo gjendje alergjike per keta persona shkakton simptoma shume shqetesuese gjate periudhes se ftohte te dimrit.

URTIKARIA
Jo vetem nje mot i ftohte mund te shkaktoje kete problem, por edhe dicka e pakonsiderueshme si nje pije e ftohte ose nje akullore mund te shkaktoje nje reaksion. Urtikaria, mund te jetë jo vetem e bezdisshme dhe acaruese, por mund te shkaktoje edhe ndjenjen e te qenit te izoluar gjate gjithe periudhes se ftohte te vitit. Pavaresisht izolimit dhe marrjes se masave paraprake kur personi eshte koshient per alergjine e tij, perseri eshte nje sfide e vertete shmangia prej rreziqeve minimale, (sic mund te jene pasojat e hapjes se deres se frigoriferit). Ne keto raste personi perjeton simptoma si njolla te kuqe e te ngritura mbi lekure, kruarje të lekurës, enjte të fytyres, po ashtu enjtje te fytit dhe veshtirësi ne gelltitje ne rastet e konsumit te nje pije apo ushqimi te ftohte.

RISQET
Urtikaria nga i ftohti, edhe pse e bezdisshme, eshte relativisht e parrezikshme. Por ka raste qe mund te jete kercenuese. Kur i ftohti eshte i tepruar organizmi kalon ne nje gjendje qe quhet shok anafilaktik dhe manifestohet me simptoma shume te rrezikshme deri ne bllokimin e frymemarjes dhe humbje te koshiences. Ne keto raste pacienti duhet te auto-injektoje Adrenalinën per te shpetuar jeten dhe ti drejtohet urgjentisht nje qendre shendetesore. Keta paciente pavaresisht perdorimit te Adrenalines, perfundojne ne spital te pakten nje here ne muaj gjate muajve te dimrit. Si shume alergji te tjera, urtikaria nga i ftohti mund te shfaqet papritur gjate jetes. Ne disa raste ajo shfaqet pas kalimit te nje gjendje virale dhe eshte me shpeshte ne adultet e rinj.

ALERGENET
Urtikaria e zakonshme eshte e shpeshte, nje ne pese individe ne nje pike te caktuar te jetes se tyre perjetojne nje episod urtikarial. Alergenet si ushqimi, medikamentet, insektet apo polenet etj., jane te gjithe shkaktare te mundshem te urtikaries. Per shkak te riskut te nje shoku anafilaktik, ndergjegjesimi eshte thelbesor. Urtikaria mund te filloje si nje skuqje e lekures, por mund te marre shume shpejt nje rrjedhe shume me te rendesishme sic eshte shoku anafilktik. Ti nenshtroheni nje testi alergjik mund te ndihmoje ne parandalim e situatave shume te veshtira qe perkeqesojne shendetin tuaj. Ne qofte se keni episode me simptoma si skuqje dhe enjtje te lekures, enjtje fyti ose gjuhe, ju rekomandojme ti nenshtroheni nje testi alergjie.

Kontakto me mjeken alergologe Gjustina Loloçi për një konsultë të specializuar në 0682053180

TË TJERA

Bronkoskopia

Bronkoskopia është një test diagnostik që lejon eksplorimin e rrugëve kryesore të frymëmarrjes (trakea dhe bronket) dhe marrjen e mostrave të indeve ose sekrecioneve për

Lexo më shumë »

Kistet e gjirit

👉👩‍⚕️Kistet e gjirit janë qese të mbushura me likide brenda gjirit, të cilat zakonisht nuk janë kancerogjene (janë beninje), po duhen monitoruar vazhdimisht me mjekun.

Lexo më shumë »