Dita ndërkombëtare e syzeve – 3 llojet e syzeve që duhet të përdorni

3 llojet e syzeve qe duhet të përdorni

1-Syzet e përditshme sipas përshkrimit nga mjeku okulist ose
ortoptisti, të cilat sigurojnë një shikim të pastër. Edhe
nëse përdorni lente kontakti, syzet me numër janë esenciale dhe ju
duhet të keni patjetër nje palë rezervë. Nese numri është i madh, duhet
të zgjidhni një skelet të lehtë, i cili mbulon mirë siperfaqen e syrit dhe ka cilësi të mirë e indeks hollimi të përshtatshëm.

2-Syzet për mbrojtje nga aparaturat dixhitale, të cilat mbrojne sytë
tuaj nga ekspozimi ndaj dritës blu që prodhohet nga aparaturat
dixhitale si kompjuteri, telefoni ose tableti. Lodhja e syve nga
kompjuteri është një problem mjekësor me simptoma serioze si turbullim
i pamjes, dhimbje koke, madje edhe dhimbje e qafës dhe e mesit. Dhe pse
nuk keni nevojë për syze me numër, këto syze janë të përshtatshme
për personat që punojnë në zyre me aparatura dixhitale gjatë të gjithë
ditës.

3-Syzet e diellit te polarizuara, të cilat jo vetëm kanë filtrin UV
kundra rrezatimit të dëmshëm ultraviolet, por edhe permirësojnë
qartësinë e pamjes gjatë ngarjes së makinës ose ndenjes në plazh. Kjo
falë veshjes me film special që redukton efektin “glare” ose shkëlqimin
verbues të dritës që reflektohet nga sipërfaqja e ujit, dëbora, asfalti,
duke bërë që shikimi të jetë i qartë.

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm