Displazia e qafës së mitrës

‍⚕️ Zakonisht ndodh qe pergjigja e nje pap test pozitiv, ti shqetesoje pacientet tona per ndryshimet pozitive intraepiteliale prekanceroze qe kane ndodhur ne qafen e mitres.

Pyetjet qe na drejtojne jane te shumta te tipit- cfare domethenie kane keto ndryshime- a avancojne ne kancer, per sa kohe progredojne ne kancer, kush eshte shkaku, dhe ajo qe eshte me rendesishme: cfare duhet te bej?

Displazia cervikale i referohet ndryshimeve mikroskopike qe kane ndodhur ne nivel intraepitelial te qafes se mitres. Shkalla dhe perhapja e ketij ndryshimi te pare nga biopsia lokale, eshte e grades se lehte, moderuar dhe te rende. Ne baze te klasifikimit me te njohur ndahen ne:
➡️ASC US- ndryshime atipike skuamoze me rendesi te padeterminuar
➡️L-SIL –lezione atipike skuamoze te grades se ulet
➡️H-SIL- lezione atipike skuamoze te grades se larte
➡️ASC-H-qelza atipike skuamoze qe nuk perjashtojne H-SIL
Karcinoma
➡️AGC- qeliza atipike glandulare (endocervikale, endometriale)
➡️AIS – adenokarcinoma in situ endocervikale
➡️Adenokarcinoma- kancer i qafes se mitres por mund te jete edhe i endometrit, mitres, ose ne vend tjeter.

Ne baze te pergjigjes se biopsisie i ndajme:
⚠️CIN1, CIN2,CIN3-te gjitha gjendje prekanceroze.

Kush e shkakton?
HPV- SST shume e zakonshme, shumica infekton grate e reja, asimptomatike, zgjidhet spontanisht pa pasoja afatgjata. Zakonisht zgjatja e infeksionit eshte 8 deri 13 muaj. Gjithsesi eshte e mundur te infektohesh me nje shtam te ri. Persisitimi i infeksionit con ne avancimin e displazise drejt kancerit cervikal. Tipet onkogjene me te shpeshta jane 16 dhe 18.

Arsyet qe infeksioni me HPV persiston:
⚠️Mosha e avancuar
⚠️Zgjatja e infeksionit
⚠️Infektimi me nje tip me risk te larte

Faktore te tjere qe perkeqsojne displazine:
❌Duhanpirja
❌Imunosupresioni (hiv, semundje autoimune etj)

A ka shenja ose simptoma te prezences se displazise?
Tipikisht JO! Prandaj pap testet e rregullta dhe follow up i kujdesshem i ketyre gjendjeve eshte shume i rendesishem ne mbajtjen nen kontroll te situates dhe trajtimin e hershem.

Screening per displazine cervikale
Zakonisht zhvillohet brenda disa viteve, dhe periudha e progredimit drejt kancerit eshte disa vjecare per kete arsye eshte e pafalshme qe grate te mos e zbulojne nga kontrollet periodike ose ta transkurojne ne faza te avancuara te semundjes.
✅Pap testi
✅Thin prep test
Testime te tjera:
✅Kolposkopia
✅Biopsia
✅Tipizim HPV

Cila eshte prognoza e displazise?
CIN 1 zakonisht zgjidhet vete te grate e reja pa faktore te tjere risku, per nje periudhe te shkurter-gjithsesi kerkojne monitorim te kujdesshme sipas protokolleve te njohura. Te tjerat forma me te avancuara pavaresisht trajtimit lokal kirurgjikal kerkojne monitorim te rregullt sepse edhe mund te perseriten.

Pse eshte e rendesishme te caktoni takimin te gjinekologu?
‍⚕️Percakton dhe individualizon llojin e monitorimit qe keni nevoje ne vazhdim dhe llojin e testeve diagnostike te pershtatshme sipas rastit
‍⚕️Identifikon gjithe faktoret e riskut prezent qe duhet te modifikoni
‍⚕️Kontrolloni shendetin tuaj gjinekologjik, nese ky problem eshte i vetmi ose i shoqeruar me probleme uterine, ovariale etj- ne kete menyre zgjidhet dhe pershtatet dhe lloji i trajtimit ne baze te moshes, statusit riprodhues, problemeve te tjera gjinekologjike etj

☎️Kontakto departamentin e gjinekologjise ne 0682053180 / www.salus.al