Disfunksioni Erektil mund të trajtohet

Disfunksioni Erektil, për shkak të mbylljes së arteries penile trajtohet nga Ekipi Internacional i Kardiologjisë në Spitalin Salus me metodën e angioplastikës, ndërhyrje jo kirurgjikale.

🔹Disfunksioni erektil, njohur në zhargonin e përditshëm me termin Impotencë seksuale, përkufizohet si pamundësia për të arritur ose mbajtur një ereksion të mjaftueshëm gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

🔹Disfunksioni erektil është problemi më i shpeshtë seksual dhe shfaqet në rreth 50% të meshkujve mbi 50 vjeç. Kjo problematikë është një gjendje që ndikon negativisht në cilësinë e jetës së një personi dhe marrëdhënieve në çift. Impotenca mund të shkaktojë mungesë vetëbesimi, depresion, probleme familjare dhe madje edhe situata negative si divorci.

🔹Megjithëse shkaku mendohej të ishte psikologjik në të kaluarën, disfunksioni erektil mund të vijë si pasojë e shumë sëmundjeve të tjera. Problematikat kardivaskulare, që konsistojnë në bllokimin e enëve që furnizojnë me gjak organin seksual, mund të bëhen shkaktarë për mosfunksionimin erektil.

🔹Disfunksioni erektil, për shkak të okluzionit (mbylljes) vaskular, trajtohet në spitalin Salus nga ekipi internacional i kardiologjisë që përbëhet nga mjekë shumë specializuar.

Për më shumë informacion na kontaktoni në numrat e telefonit :
📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al