Disfunksioni Erektil (ED-Erectile Dysfunction) mund të trajtohet.

Disfunksioni Erektil (ED-Erectile Dysfunction) , për shkak të mbylljes së arteries penile, trajtohet nga Ekipi Internacional i Kardiologjisë në Spitalin Salus me metodën e Angioplastikës, ndërhyrje Jo Kirurgjikale.

Disfunksioni Erektil, njohur në zhargonin e përditshëm me termin Impotencë seksuale, përkufizohet si pamundësia për të arritur ose mbajtur një ereksion të mjaftueshëm gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Disfunksioni Erektil është problemi më i shpeshtë seksual dhe shfaqet në rreth 50% të meshkujve mbi 50 vjeç. Duke marrë parasysh të gjitha grupmoshat, mund të shihet në 30% të meshkujve.
Kjo problematikë është një gjendje që ndikon negativisht në cilësinë e jetës së një personi dhe marrëdhënieve në çift. Impotenca mund të shkaktojë mungesë vetëbesimi, depresion, probleme familjare dhe madje edhe situata negative si divorci.

Megjithëse shkaku mendohej të ishte psikologjik në të kaluarën, disfunksioni erektil mund të vijë si pasojë e shumë sëmundjeve të tjera. Problematikat kardivaskulare, që konsistojnë në bllokimin e enëve që furnizojnë me gjak organin seksual , mund të bëhen shkaktarë për mosfunksionimin erektil.

Disfunksioni Erektil, për shkak të okluzionit (mbylljes) vaskular, trajtohet në spitalin Salus nga Ekipi Internacional i Kardiologjisë që përbëhet nga mjekë shumë specializuar .

☎Për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 4 23 90 500
www.salus.al

#Salus, spitali yt!

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm