Dhimbja në gjinekologji

🏥Organet riprodhuese femerore ( qafa e mitres, mitra, tubat dhe vezoret ) kane te njejtin inervim te brendshem si zorra e trashe dhe nje pjese e zorres se holle, (T10-L1) ndaj diferencimi i dhimbjes gjinekologjike nga ajo nga aparati tretes eshte i veshtire.

Dhimbjet mund te jene akute dhe kronike
AKUTE
Dhimbje qe vijne nga demtimet e brendshme ose iskemia shoqerohen me pergjigje reflektore si te vjella, te perziera, djersitje, keputje.
❗️Barra jashte mitre-nga carja e tubit dhimbja perhapet ne gjithe barkun nga irritimi peritoneal. Kjo mund te shoqerohet me shenja te urgjences se zorres se trashe, renie te fikti, renie tensioni. Barku i dhimbshem ne prekje, i fryre. Beta Hcg dozohet cdo 48 ore e shoqeruar me ekografi transvaginale. Trajtimi behet me laparoskopi dhe ne raste te renda me laparotomi.
❗️Masat adneksiale- hematoma e trupit te verdhe-hemoperitoneum-laparoskopi/laparotomi
❗️Torsioni vezores- bllokohet drenimi venoz i vezores –infarkt i vezores- kirurgji urgjente
❗️Kistet e cara te vezores- (kist dermoid, kistadenoma, endometrioma)-laparoskopi/laparotomi e heqjes se kapsules se kistit.
❗️Semundjet inflamatore pelvike- (Neisseria dhe Chlamidia etj)- salpingite-piosalpingite-abces tubo ovarial etj-dhimbje te forta, temperature septike, rrjedhje vaginale etj shok endotoksik kur abcesi cahet-trajtimi me antibiotik dhe kirurgji laparoskopike/laparotomike.
❗️Miomat e degjeneruara- miomat e torsionuara- miomat submukoze qe komplikohen me hemorragji e dhimbje te forta- miomektomi/histerktomi/ rezeksion endoskopik me histeroskop.

✅Njohja e simptomave te ketyre patologjive dhe drejtimi i tyre ne kohe ka rendesi per diagnostikimin e hershem dhe ruajtjen e integritetit te organeve gjinekologjike si dhe trajtimin e tyre medikamentoz dhe laparoskopik qe jane intervente minimale- dhe me e rendesishmja ne jeteshpetimin e gruas.

✅Rendesi kane kontrollet periodike per njohjen e ketyre gjendjeve, diagnostikimin e ketyre patologjive, dhe ndjekjen e tyre rigoroze qe mos te komplikohen-si ne rastet e miomave, SIP, kisteve etj.

✅Kontrolli i rregullt te nje mjek gjinekolog ben te mundur dhe profilizimin e gruas dhe parashikimin e tyre ne varesi te njohjes dhe ndarjes me mjekun te informacioneve te rendesishme, si jeta seksuale, nr i partnereve seksual, depistimi per SST etj.

☎️Kontakto departamentin e gjinekologjise ne 0682053180 / www.salus.al

TË TJERA