Dhimbja e veshit

Dhimbja e veshit nuk duhet të ngatërrohet me sëmundjet më serioze si Otiti (proces inflamator i veshit).
▶️Otiti mund të lokalizohet në kanalin e dëgjimit që lidh veshin e jashtëm me atë të mesëm (otitis externa); më në thellësi mes daulles së veshit dhe veshit të brendshëm (otitis media), ose brenda zgavrës së veshit që përmban zinxhirin e tre kockave të dëgjimit (otitis interna).

  • Dhimbja e veshit – otalgjia – është një simptomë e zakonshme tek fëmijët. Shkaqet janë të ndryshme dhe mund të përfshijnë pjesë të ndryshme të veshit. Dhimbja mund të ndikojë vetëm në vesh ose ne zonen perreth, nofullën ose në përgjithësi në të gjithë anën e kokës së veshit të prekur.
  • Dhimbja e veshit në përgjithësi fillon në një mënyrë të papritur me shpime te dhimbshme qe alternohen edhe me ethe.
    Fëmija mund të përjetojë kriza të papritura të te qarit ose ulje të oreksit. Gjithashtu tek të moshuarit mund të raportohen humbje te dëgjimit ose te shtrembërimit te zërit.

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm