Dhëmbë të shëndetshëm, Buzqeshje e përkryer

🦷 Departamenti i Stomatologjisë në Spitalin Salus ofron një gamë të gjerë shërbimesh, që nga kontrolli i përgjithshëm për probleme të thjeshta dentare deri tek procedurat e ndërlikuara kirurgjikale në zonën Oro-Maksilofaciale.

🔹️Zgjedhja e duhur për shëndetin dhe bukurinë e buzëqeshjes suaj fillon këtu, në Spitalin Salus!

👩‍⚕️Dr. Marsida Belshaku, mjeke stomatologe me eksperiencë, pret në Salus pacientë që shfaqin probleme të:

• Implantologjisë – Procesi që zëvendëson rrënjën natyrale të dhembit.
• Endodoncisë – Identifikon dhe trajton patologjitë pulpare.
• Konservativës – Trajton lezionet e lokalizuara në smalt dhe dentinë, të cilat vijnë kryesisht nga kariesi por edhe nga trauma, erozione apo abrazione.
• Kirurgjisë së thjeshtë orale – Heqje të dhëmbëve, të cilëve nuk mund t’i rikuperohet më funksioni i humbur.
• Kirurgjisë parodontale – Eliminimi i defekteve të vogla kockore dhe xhepave gingivarë me rezultat rikthimin e një strukture kockore dhe gingivare fiziologjike.
• Rehabilitimit protezik – Rehabilitimi me proteza fikse dhe të lëvizsshme.

👩‍⚕️Dr. Olta Qahi, pjesë e departamentit të stomatologjisë në spitalin Salus, ka kryer Masterin Shkencor në Dentistri, Fakulteti i Mjekësisë dentare, Tiranë.

🔹️Profesionalizmi, kujdesi ndaj pacientëve dhe aftësitë që ato kanë, janë vetëm disa nga cilësitë që i dallojnë mjeket tona nga të tjerët.

👉🏼Kujdesuni për buzëqeshjen dhe shëndetin tuaj dentar duke telefonuar tani!
📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al
𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭