
Fjala e fundit e teknologjisë, që jo vetëm lehtëson procesin e ekzaminimit por, gjithashtu, siguron rezultate të imtësishme diagnostikuese.

Dermatoskopia digjitale është një nga metodat më moderne dhe të detajuara të përdorura sot në dermatologji e që shërben për diagnostikimin e lezioneve të lëkurës.
Lezionet me ngjyrë në lëkurë si nishanet mund të shkaktojnë melanoma. Për këtë arsye, monitorimi i rregullt i tyre është tepër i rëndësishëm.

– asimetria e nishanit
– perimetër i çrregullt
– ngjyrë jo e njëtrajtshme
– diametër më i madh se 6mm

– Njolla të shumta në lëkurë
– Histori personale apo familjare të kancerit të lëkurës
– Ndryshime të dallueshme në shenjat në lëkurë
– episodet e diegieve të mëdha në fëmijëri ose adoleshencë
– ekspozimi i vazhdueshëm ndaj kushteve atmosferike (prej punës apo aktivitetve të ndryshme)

Dermatoskopia digjitale kryhet nëpërmjet ekzaminimit mikroskopik të të gjithë sipërfaqjes të lëkurës, lokalizimi të lezioneve e fotografimit të tyre për krijimin e ‘hartës’ të plotë trupore.
– Falë teknikës digjitale mund të diagnostikohen lezionet që përbëjnë rrezikshmëri dhe të bëhet një konstatim i hershëm për të lehtësuar trajtimin e kurimin.
– Pas kryerjes të ekzaminimit, krijohet një databazë elektonike me të dhënat e detajuara të pacientit në mënyrë që mjeku dermatolog të mund të monitorojë në sajë të kontrollit periodik, evoluimin ekzakt të lezioneve për të evidentuar në faza të hershme problematikat apo risqet.

+355 682053180
+355 42390500

Salus, spitali yt!