Dermatologjia

Departamenti i Dermatologjisë në Salus merret me trajtimin e sëmundjeve të lëkurës dhe indeve të lidhura me to.I përbërë nga mjekë italianë të mirënjohur dhe shqiptarë, ky department bashkëpunon me të gjitha departamentet e spitalit, duke ofruar konsulencë për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e lëkurës apo melanomat.Departamenti i Dermatologjisë në Spitalin Salus ofron një shërbim diagnostik dhe terapeutik pothuajse të plotë të dermatosis dhe dermatitit, e nëse është e nevojshme kampionet kalohen në laborator për të parë më mirë format e dyshuara për origjinë bakteriale dhe fungale.

Kryhet Screening për parandalimin e tumoreve të lëkurës, me anë të dermatoskopisë me epiluminescence manuale me dritë të polarizuar. Nga pikëpamja e kirurgjisë intervente ajo ofron mundësinë e trajtimit te lezioneve të vogla beninje me teknikën Cryotherapy me azot të lëngshëm ose me Electrosurgical me radiofrekuenca  e brezit të fundit. Është gjithashtu e mundur, të kryejnë biopsi të vogla të lëkurës për lezione të dyshuara, te cilat me pas i nenshtrohen ekzaminimit histologjik.Mund të kryeni egzaminime për njohjen e hershme të tumoreve të lëkurës dhe në veçanti melanomës!

VIDIX 4.0, është një videodermatoskop dixhital revolucionar, i cili sjell një koncept tjetër të imazheve duke e bërë këtë teknologji WPT ideale për një diagnozë të saktë. VIDIX 4.0 është i pajisur me një ekran të dyfishtë, në mënyrë që të lejojë një vizualizim optimal të imazheve diagnostikuese dhe një standard të lartë analize.

Personeli mjekësor i Departamentit të Dermatologjisë merr pjesë në konferencat e Shoqërive Dermatologjike Italiane më të rëndësishme në mënyre periodike. Përveç kësaj, i gjithë stafi, mjekësor dhe jo mjekësor, veç kurseve të zakonshme të trajnimit për përdorimin e pajisjeve në dispozicion, periodikisht ndjek kurset e përditesimit dhe trajnimet siç kërkohet nga direktivat ministrore për edukimin e vazhdueshem mjekësor (ECM).

Shërbimet e ofruara:

Sëmundjet më të shpeshta që trajtohen nga dermatologët e Salus janë:

Blog:

Dermatiti Seborrheic

Dermatiti Seborrheic Dermatiti Seborrheic është një sëmundje e lëkurës që sjell skuqje, kruarje, djegie dhe ndodh në mes të veshëve dhe gjoksit, kokës dhe qepallave.…

Urtikaria

Urtikaria është një grup heterogjen sëmundjesh.Të gjitha tipet dhe nëntipet e urtikaries kanë një lloj reaksioni te perbashket specifik në lëkurë, si shfaqja e lezioneve…

Dermatoskopia, në Salus

🔎➡️Dermatoskopia është një teknikë joinvazive që përdor një lente zmadhuese për të vëzhguar karakteristika morfologjike të epidermës dhe dermës së sipërme, të cilat nuk mund…

Të SIGURT në SALUS

✅NDIHUNI TË SIGURT NË SPITALIN SALUS! Çdo pacient përpara se të hyjë në Spitalin Salus për të kryer shërbimet mjekësore, kalohet në një filtër sigurie…