Dermatologjia italiane në SALUS

Sëmundjet e lëkurës janë të shumta, por vetëm disa prej tyre detyrojnë pacientët që të paraqiten te mjeku për vizitë. Në Spitalin Salus ofrohet një game e gjerë shërbimesh mjekësore të një niveli të lartë, të krahasueshme me shumë qendra spitalore prestigjioze në Europë.

Departamenti i Dermatologjisë në spitalin tonë, merret me trajtimin e sëmundjeve të lëkurës dhe indeve të lidhura me to. I përbërë nga mjekë italianë të mirënjohur dhe shqiptarë, ky department bashkëpunon me të gjitha departamentet e spitalit, duke ofruar konsulencë për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e lëkurës apo melanomat.

Dr. Corrado Quadrini, mjek dermatolog dhe venerolog i specializuar në dermatologji dhe sëmundjet e lëkurës, me një përvojë shumëvjecarë në këtë fushë, pret në Spitalin Salus të gjithë pacientët për vizita dhe kontrolle.

Besojani shëndetin tuaj profesionistëve tanë. Shëndeti është prioritet, zgjedhja është e juaja.

Për më shumë informacion apo për të rezervuar një orar me Dr. Corrado Quadrini, telefononi tani në numrat e kontaktit që ilustrohen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë

🌐www.salus.al