Dermatiti

Dermatiti është një nga problemet më të zakonshme të lëkurës si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët. Është një gjendje inflamatore e lëkurës, e karakterizuar nga skuqje, kruajtje dhe acarim.

🔹Llojet kryesore të kësaj sëmundje të lëkurës janë:

• Dermatiti atopik ose ekzema atopike është një sëmundje jo ngjitëse e lëkurës që prek kryesisht fëmijët.

• Dermatiti Seborrheik shfaqet kryesisht në lëkurën e kokës, zonën e sqetullave, organet gjenitale të jashtme, fytyrë dhe veshë.

• Dermatiti i kontaktit shkaktohet nga kontakti me substanca irrituese me origjinë natyrale ose kimike.

• Dermatiti i lidhur ngushtë me intolerancën ndaj glutenit dhe sëmundjen celiake.

• Dermatiti i stresit është një formë e inflamacionit të lëkurës që shfaqet papritur, pa praninë e faktorëve të veçantë nxitës dhe që përkon me periudha stresuese të jetës.

• Dermatiti perioral ndodh në fytyrë, konkretisht në zonën përreth buzëve, megjithëse mund të shtrihet edhe në zona të tjera të fytyrës siç janë faqet apo balli.

• Dermatiti i djersës, kur tubat ekskretues të gjëndrave të djersës bllokohen, djersa lëshohet nën lëkurë dhe kjo shkakton skuqje me njolla të kuqe, kruajtje dhe shfaqjen e fshikëzave të vogla.

👨‍⚕️Dr. Corrado Quadrini, mjek dermatolog dhe venerolog, i specializuar në dermatologji dhe sëmundjet e lëkurës,me një përvojë shumëvjecarë në fushë.

📥Për të rezervuar konsultën ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al

➕𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭