Dermatiti Seborrheic

Dermatiti Seborrheic

  • Dermatiti Seborrheic është një sëmundje e lëkurës që sjell skuqje, kruarje, djegie dhe ndodh në mes të veshëve dhe gjoksit, kokës dhe qepallave. Mund të shfaqet edhe në bark, në gjoks dhe në kurriz.
    Simptomat më të zakonshme përfshijnë:
  •  Copëza lëkure të vdekur (zbokth) në flokë, vetulla, mjekër ose mustaqe.
    Njolla në lëkurë ose kore mbi lëkurën e kokës, fytyrë, anët e hundës, vetulla, veshë, qepalla, gjoks etj. 
  • Lëkurë e kuqe që jep kruarje
    Kjo sëmundje është mjaft e zakonshme tek fëmijët e moshës 3 vjeçare, por edhe grupmoshat e mesme dhe të vjetra.
    Dermatiti Seborrheic mund të ngatërrohet me sëmundje të tjera dhe ka aftësi për tu rikthyer pas trajtimit.
  • Shfaqet kryesisht tek njerëzit me lëkurë të yndyrshme.
  • Nuk ka një trajtim që mbron njerëzit nga kjo sëmundje dhe siguron shërim të plotë pasi kjo sëmundje që mund të përsëritet në intervale të caktuara.
  • Sëmundja mund të shihet më shumë në periudhat e stresit intensiv. Kjo sëmundje mendohet të jetë më e zakonshme tek njerëzit me sistem imunitar të dobët. 
  • Ushqimi i duhur dhe i balancuar, gjumi i rregullt, aktivitetet sportive njihen si mbrojtëse kundër sëmundjes.